SHBA pezullon vizat për Maqedoninë e Veriut dhe 74 vende të tjera!

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Janar, 2026 10:24

SHBA pezullon vizat për Maqedoninë e Veriut dhe 74 vende të tjera!

Departamenti Amerikan i Shtetit ka vendosur të pezullojë përkohësisht procesin e lëshimit të vizave për emigrantë për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, njofton TV21. Masa hyn në fuqi më 21 janar 2026 dhe do të zgjasë për një kohë të pacaktuar, deri sa autoritetet të përfundojnë rishikimin e procedurave për kontroll dhe siguri, shkruan Gazeta Flaka

Përveç vendeve të Ballkanit Perëndimor – si Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kosova dhe Shqipëria – pezullimi përfshin edhe shtete të mëdha si Rusia, Brazili, Irani dhe Tajlanda, ndërsa Serbia dhe Kroacia nuk janë në listë.

Sipas urdhrit të ri, zyrtarët konsullorë do të refuzojnë vizat për aplikantët që mund të varen nga ndihmat publike, duke marrë në konsideratë faktorë si: gjendja shëndetësore, mosha, njohja e gjuhës angleze, gjendja financiare dhe nevoja për kujdes mjekësor afatgjatë. Personat më të moshuar, me peshë të tepërt ose që kanë përdorur ndihma shtetërore më parë mund të përballen me refuzim automatik.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tomy Pigott, deklaroi:

“Qëllimi është të parandalohet hyrja e emigrantëve që mund të bëhen ngarkesë publike dhe të shfrytëzojnë bujarinë e popullit amerikan.”

Vendimi vjen pas një skandali të madh në Minesota, ku u zbulua keqpërdorim masiv i një programi ndihmash financiare, duke përfshirë shumë shtetas somalezë.

Për qytetarët e Maqedonisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, kjo do të thotë se procesi i vizave do të jetë i pezulluar pa një datë të caktuar rifillimi, derisa të përfundojë rishikimi i procedurave. Gazeta Flaka

188
SONDAZHI

 Si e vlerësoni punën e ministrit Fatmir Limani?

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Janar, 2026 10:24

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
188
SONDAZHI

 Si e vlerësoni punën e ministrit Fatmir Limani?

  • Provimi i jurisprudencës dhe gjuha shqipe – një test për ligjin dhe përgjegjësinë institucionale

<