Ujë me limon çdo mëngjes – 6 përfitimet që duhet t’i dini
Mëngjesi mund të jetë çelësi për një ditë të shëndetshme, dhe një nga pijet më të dobishme për organizmin është uji me limon. Sidomos në ditët e nxehta të verës, kjo pije ndihmon në hidratimin dhe mirëfunksionimin e trupit.
Ja disa nga arsyet pse duhet ta provoni:
- Lehtëson tretjen: Lëngu i limonit nxit mëlçinë të prodhojë më shumë lëng biliar, që ndihmon tretjen e ushqimeve.
- Pastron organizmin: Acidi citrik stimulon prodhimin e urinës dhe përmirëson funksionin e enzimave të mëlçisë, duke ndihmuar në detoksifikim.
- Forcon sistemin imunitar: Limoni është i pasur me vitaminë C, e cila mban larg infeksionet dhe ndihmon në përthithjen e hekurit.
- Rivendos ekuilibrin e pH-it: Pavarësisht aciditetit të tij, limoni vepron alkalizues dhe ndihmon në balancimin e trupit.
- Pastron lëkurën: Vitamina C dhe acidi citrik ndihmojnë në pastrimin e lëkurës, duke luftuar njollat dhe pikat e zeza.
- Ndihmon në humbjen e peshës: Kur kombinohet me xhinxher ose kanellë, limoni mund të ndihmojë në shkrirjen e dhjamit në zonën e barkut.
Ekspertët rekomandojnë që kjo pije të konsumohet çdo mëngjes për t’i dhënë trupit një start të shëndetshëm dhe energjik.
Flaka


















