Alarm në arsimin rural: Shkollat malore pa mësues të kualifikuar

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 18 Janar, 2026 16:28

Alarm në arsimin rural: Shkollat malore pa mësues të kualifikuar

Mungesa e transportit të organizuar, distanca e largët nga qytetet dhe pagat jo motivuese po i lënë shkollat e zonave malore dhe të brezit kufitar pa mësimdhënës të kualifikuar. Në fshatra si Bllacë, Malinë, Tanushë dhe Brezë, procesi mësimor po mbahet gjallë kryesisht nga gjenerata e fundit e mësuesve të profilizuar, ndërsa të diplomuarit e rinj refuzojnë të punojnë në kushte të vështira.

Drejtori i Shkollës Fillore “Mihaill Grameno” në Bllacë, Shabi Aki, thotë se në Entin e Punësimit figurojnë mësues të diplomuar, por largësia prej rreth 70 kilometrash nga qyteti i dekurajon ata të pranojnë vendet e punës.

“Ka raste kur për ndonjë lëndë figurojnë edhe dhjetë të diplomuar, por për shkak të largësisë nga qyteti refuzojnë të vijnë. Në Bllacë kemi mësues me fakultet, por situata është shumë më e rëndë në Malinë, Tanushë dhe Brezë, ku duhet të qëndrohet nga e hëna deri të premten. Sot të rinjtë nuk e pranojnë më këtë realitet dhe ne jemi të detyruar të punësojmë edhe kuadër jo adekuat”, u shpreh Aki.

Sipas tij, aktualisht në fshatrat Tanushë, Brezë dhe Malinë mësojnë gjithsej 33 nxënës, të sistemuar në paralele të kombinuara, gjë që e vështirëson edhe më shumë procesin mësimor.

Për mësuesin Jusuf Amati, me mbi katër dekada përvojë në arsim, ky realitet është alarmues dhe i dhimbshëm. Ai thotë se mungesa e kuadrit të kualifikuar po ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e arsimit.

“Sot kemi mësues jo adekuat të matematikës, gjeografisë, edukatës fizike, biologjisë e kimisë. Interesi për studime ka rënë ndjeshëm. Shkak janë rrogat, punësimet dhe faktorë të tjerë. Kur para nxënësit është një profesor akademik, cilësia është krejt tjetër krahasuar me një mësues me shkollë të mesme. Kjo po e ul ndjeshëm nivelin e arsimit”, thekson Amati.

Sipas tij, nxënësit e këtyre zonave po ndëshkohen vetëm për faktin se jetojnë larg qytetit. Ai shton se në mungesë të politikave shtetërore për zëvendësimin e mësuesve që po dalin në pension, punësimi i kuadrit jo adekuat po shndërrohet në zgjidhjen e vetme, por edhe në fundin e shpresës për një arsim të barabartë.

Flaka

655
SONDAZHI

Si e vlerësoni misionin e Ambasadorit shqiptar, Denion Meidani?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 18 Janar, 2026 16:28

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.

Zelensky: Ukraina nuk po humb, paqja duhet të jetë e drejtë dhe e qëndrueshme

“Dushi në errësirë”, trendi i ri që premton gjumë më të mirë

Mot i paqëndrueshëm me reshje shiu, fundjava sjell stuhi lokale dhe rënie temperaturash

Fazliu: Brenda VLEN-it ka debat e mospajtime, por nuk ka krizë

”Vlon” të VLEN-i – Bekim Fazliu: Në Likovë jam më i fort se Mexhiti, Fetai, Kasami, Sali dhe Qoku

Arrestimi i gazetarit shqiptar, një shembull i mirë për gazetarët e korruptuar

Se çka ndodhi në Kuvend, tregojnë nga Lëvizja Besa

Al-Khelaifi lavdëron Florentino Perezin: “Lideri më i madh i futbollit europian”

FIFA bën goditjen e madhe: Athletic Club nuk mund të regjistrojë lojtarë të rinj për 3 merkato radhazi

Dhimbje fyti: Si ta lehtësoni dhe parandaloni përkeqësimin

Gjumi: Sa është i rëndësishëm dhe çfarë ndodh kur mungon ose tepron

WhatsApp akuzon Rusinë për përpjekje bllokimi të shërbimit

Tesla do të nisë këtë vit prodhimin masiv të kamionit elektrik Semi

Pakistani lanson satelitin e dytë vendas EO-2 nga Kina

Vendim zyrtar: Endrick pezullohet vetëm për një ndeshje

AC Milan interesohet për Gerard Martín, Barcelona mund të pranojë ofertë prej 30 milionë eurosh

Musk paralajmëron për kolaps financiar të SHBA-së: “Pa inteligjencë artificiale, jemi të mbaruar”

Trump urdhëron Pentagonin të furnizohet me energji nga qymyri, në mbështetje të industrisë

Senati i Meksikës miraton reduktimin e javës së punës në 40 orë

Kina teston me sukses raketën Long March-10 dhe anijen kozmike Mengzhou, hap i madh drejt misionit në Hënë

655
SONDAZHI

Si e vlerësoni misionin e Ambasadorit shqiptar, Denion Meidani?

  • Provimi i jurisprudencës dhe gjuha shqipe – një test për ligjin dhe përgjegjësinë institucionale

<