Çfarë ndodh me trupin tuaj kur ndaloni duhanin
Ndalimi i duhanit është një nga vendimet më të rëndësishme për shëndetin tuaj. Ekspertët e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) tregojnë se trupi fillon të rikuperohet që në 20 minuta pas cigares së fundit dhe përfitimet vazhdojnë gjatë gjithë jetës.
Përfitimet shëndetësore pas ndalimit të duhanit:
- 20 minuta: Zemra fillon të funksionojë normalisht, qarkullimi i gjakut përmirësohet dhe rritet ndjeshmëria e duarve dhe këmbëve.
- 12 orë: Niveli i monoksidit të karbonit në gjak bie, duke rritur oksigjenin dhe rivendosur përbërjen normale të gjakut.
- 2 javë – 3 muaj: Zvogëlohet rreziku për sulm në zemër, përmirësohet qarkullimi dhe funksioni i mushkërive. Simptomat e varësisë zvogëlohen.
- 1 – 9 muaj: Kollitja dhe lodhja e shkaktuar nga duhani reduktohen gradualisht. Mushkëritë fillojnë të pastrohen nga substancat e dëmshme.
- 1 vit: Nevoja për duhan zvogëlohet ndjeshëm, lëkura duket më e shëndetshme dhe rreziku për sëmundje të zemrës bie 50%.
- 5 vjet: Qarkullimi i gjakut rivendoset plotësisht, rreziku për sulm në zemër është i barabartë me atë të jo-duhanpirësve. Sistemi nervor dhe imunitar funksionon më mirë.
- 10 vjet: Rreziku për kancer të mushkërive zvogëlohet dy herë, ndërsa rreziku për kancere të tjera si fyt, veshka dhe pankreas është i reduktuar.
- 15 vjet: Rreziku për sëmundje kardiovaskulare dhe zhvillim të kancerit barazohet me atë të personave që nuk kanë pirë duhan kurrë.
Mesazhi kryesor: Sa më shpejt të ndaloni duhanin, aq më shumë do të përfitoni shëndet fizik dhe jetë më të gjatë.
Flaka


















