Muriqi shkruan histori te Mallorca: “Hat-trick” pas 18 vitesh dhe dedikim prekës për babain

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 18 Janar, 2026 15:33 Përditësuar

Muriqi shkruan histori te Mallorca: “Hat-trick” pas 18 vitesh dhe dedikim prekës për babain

Vedat Muriqi ka hyrë në historinë e Mallorcas, duke u bërë lojtari i parë i këtij klubi që realizon “hat-trick” në La Liga pas plot 18 vitesh. Sulmuesi kosovar shënoi tri gola në fitoren dramatike 3:2 ndaj Athletic Bilbaos, në ndeshjen e zhvilluar të shtunën mbrëma.

Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, lojtari i fundit i Mallorcas që kishte shënuar tre gola në një ndeshje kampionati ishte Dani Guiza, në vitin 2008. Me paraqitjen e tij të jashtëzakonshme, Muriqi i dha fund një pritjeje të gjatë dhe hyri në listën e ngushtë të futbollistëve që kanë arritur këtë sukses me fanellën e klubit nga ishulli.

Pas përfundimit të ndeshjes, Muriqi bëri një deklaratë emocionuese, duke zbuluar se “hat-trick”-un ia kishte dedikuar babait të tij të ndjerë.

“Ia dedikoj këtë ‘hat-trick’ babait tim, i cili po të ishte gjallë sot do të festonte ditëlindjen. Djali im mban emrin e tij. Ai ka ndërruar jetë kur unë isha vetëm shtatë vjeç”, ka deklaruar Muriqi.

Ky ishte vetëm hera e 12-të në histori që një lojtar i Mallorcas realizon “hat-trick” në La Liga, duke e bërë arritjen e Muriqit edhe më të veçantë.

Performanca e tij është pritur me entuziazëm nga tifozët dhe mediat spanjolle, të cilat e kanë vlerësuar si një nga paraqitjet më mbresëlënëse të këtij sezoni për Mallorcan.

Flaka

188
SONDAZHI

 Si e vlerësoni punën e ministrit Fatmir Limani?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 18 Janar, 2026 15:33 Përditësuar

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
188
SONDAZHI

 Si e vlerësoni punën e ministrit Fatmir Limani?

  • Provimi i jurisprudencës dhe gjuha shqipe – një test për ligjin dhe përgjegjësinë institucionale

<