Xavi vlerëson Guardiolën: “Pep është trajneri më i mirë në botë, ai ndryshoi futbollin”
Pep Guardiola feston sot 55-vjetorin e lindjes, ndërsa vlerësimet për të vazhdojnë të vijnë nga figura të mëdha të futbollit botëror. Ish-kapiteni i Barcelonës dhe trajneri legjendar, Xavi Hernandez, e ka cilësuar Guardiolën si trajnerin më të mirë në botë dhe një figurë që ka ndryshuar vetë thelbin e lojës.
“Pep është trajneri më i mirë në botë. Ai ndryshoi futbollin. Jo vetëm ekipet, por vetë futbollin”, ka deklaruar Xavi, duke përmbledhur ndikimin e jashtëzakonshëm që Guardiola ka pasur në zhvillimin modern të këtij sporti.
Karriera e Guardiolës është e mbushur me suksese dhe trofe, duke e renditur atë në mesin e trajnerëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Ai ka fituar tituj në Spanjë, Gjermani dhe Angli, si dhe trofe ndërkombëtarë me Barcelonën, Bayern Munich dhe Manchester Cityn.
Trofe të fituar nga Pep Guardiola:
- 3x Champions League
- 3x La Liga
- 3x Supercopa e Spanjës
- 2x Copa del Rey
- 4x Superkupa e Evropës
- 3x Bundesliga
- 2x DFB-Pokal
- 6x Premier League
- 4x League Cup
- 2x FA Cup
- 3x Community Shield
- 4x Botëror për Klube
Me filozofinë e tij të lojës, dominimin taktik dhe stilin unik të posedimit të topit, Guardiola ka ndikuar thellë në breza të tërë trajnerësh dhe lojtarësh, duke u konsideruar nga shumë si një nga arkitektët e futbollit modern.
Në ditëlindjen e tij të 55-të, mbetet pyetja që ndez debatet mes tifozëve dhe analistëve: ku renditet Pep Guardiola në listën e trajnerëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave?
Flaka


















