Alvaro Arbeloa: “Real Madrid ka potencial për tituj, nuk kemi nevojë për përforcime”
Trajneri i ri i Real Madrid, Alvaro Arbeloa, është i bindur se skuadra e tij ka cilësitë e duhura për të luftuar për tituj, edhe pa afrime të reja në merkato.
Arbeloa i bëri këto deklarata gjatë konferencës për shtyp përpara ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Monacos, e cila do të zhvillohet të martën në mbrëmje.
“Ekipi po luan mirë, është shumë i motivuar dhe pozitiv pas fitores së së shtunës”, tha trajneri spanjoll. Ai shtoi se skuadra do të përqendrohet te ndeshja e radhës dhe synon një performancë të shkëlqyer për të dhënë një fitore tifozëve në Santiago Bernabeu.
I pyetur për mundësinë e afrimeve të reja, Arbeloa theksoi:
“E kam thënë që nga dita e parë se kam një skuadër të jashtëzakonshme dhe jam jashtëzakonisht me fat. Nuk kemi nevojë për përforcime.”
Trajneri gjithashtu vuri në dukje rëndësinë e tifozëve për suksesin e skuadrës:
“Kur Real Madridi ka fituar tituj, kjo ka ndodhur kryesisht sepse Bernabeu ka qenë shumë mbështetës. Pa ta nuk kemi shumë shanse.”
Arbeloa premtoi se skuadra do të luftojë për La Ligën dhe Ligën e Kampionëve, duke dhënë gjithçka për të arritur objektivat e sezonit.
Flaka


















