Gostivar: 15-vjeçari denoncon se është sulmuar nga disa persona
Më 18 janar 2026, rreth orës 18:00, në DPB Gostivar është paraqitur një i mitur 15-vjeçar, në shoqërim të prindit, i cili ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga disa persona para një objekti hotelier në Gostivar, njoftojnë nga SPB Tetovë.
“Sot, më 18.01.2026 në ora 18:00, një i mitur 15-vjeçar, në shoqërim të prindit, në DPB Gostivar ka denoncuar se para një objekti hotelier në Gostivar është sulmuar fizikisht nga disa persona, mes të cilëve edhe dy të mitur që i njihte, me ç’rast njëri nga sulmuesit e ka kërcënuar edhe me mjet të mprehtë,” thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.
Sipas policisë, më vonë në stacionin policor është paraqitur vetë njëri nga të miturit i përfshirë në rast, së bashku me prindin e tij, N.N.
“Më vonë, në stacionin policor është paraqitur vetë njëri nga të miturit së bashku me prindin e tij. Po punohet në zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës do të vijojë parashtresa përkatëse,” theksojnë nga SPB Tetovë. Gazeta Flaka


















