Të rinjtë zviceranë nga diaspora zgjedhin vullnetarisht shërbimin ushtarak në Zvicër

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 19 Janar, 2026 15:24

Të rinjtë zviceranë nga diaspora zgjedhin vullnetarisht shërbimin ushtarak në Zvicër

Rreth 13 mijë djem të rinj kanë nisur të hënën trajnimin themelor ushtarak në Zvicër. Mes tyre janë edhe 45 të rinj zviceranë që jetojnë jashtë vendit, të cilët, ndonëse nuk janë të detyruar ligjërisht, kanë vendosur të bashkohen vullnetarisht me Ushtrinë Zvicerane, raporton albinfo.ch.

Një prej tyre është 19-vjeçari Valentin Lopez nga departamenti Haute-Savoie në Francë. Edhe pse familja e tij ka jetuar për tre breza jashtë Zvicrës dhe lidhja e tij me vendin është kryesisht përmes pasaportës zvicerane, Lopez ka zgjedhur të shërbejë për të forcuar identitetin e tij kombëtar.

“E shoh këtë si një mundësi për të ndjerë më shumë se jam zviceran. Kam pasur fatin të lind si zviceran, por nuk jetoj këtu. Shpesh ndihesh pak si i huaj,” ka deklaruar ai për transmetuesin publik RTS.

Valentin dhe rreth njëzet vullnetarë të tjerë nga diaspora janë thirrur javën e kaluar në Payerne për një aktivitet të veçantë rekrutimi. Shumica prej tyre janë gjithashtu shtetas francezë, të cilët në Francë do të duhej të kryenin vetëm të ashtuquajturën “Ditë të Mbrojtjes dhe Qytetarisë”.

Edhe 18-vjeçari Sébastien Albayrak nga Strasburgu e sheh shërbimin ushtarak si një mundësi për zhvillim personal. “Nuk dua vetëm të kryej shërbimin ushtarak, por dua të përmirësohem si individ. Mendoj se është një situatë fitim-fitim,” thotë ai.

Megjithëse motivimi i këtyre të rinjve nga jashtë vendit mund të duket i pazakontë për disa, ata shprehen të vendosur për t’u integruar shpejt në radhët e ushtrisë. “Në fund të fundit, të gjithë jemi të njëjtë,” thekson Lopez.

Në fshatin Valleiry në Francë, nëna e tij Pascale e mbështet plotësisht vendimin e djalit. “Për mua, është sikur ai po kthehet te rrënjët e tij,” thotë ajo. Valentin është caktuar në Birmensdorf pranë Zyrihut si rekrut i infanterisë dhe po shqyrton mundësinë për të ndjekur trajnimin e oficerit, me synimin afatgjatë për të ndërtuar një karrierë si polic në Zvicër.

Sipas autoriteteve zvicerane, numri i vullnetarëve nga diaspora është në rritje. Në vitin 2020 regjistroheshin rreth 50 në vit, ndërsa sot ky numër ka arritur gati në 90.

Koloneli Samuel Crettol, komandant i qendrës më të madhe të rekrutimit në vend, thotë se kjo rritje mund të lidhet edhe me situatën e tensionuar ndërkombëtare. “Procesi i rekrutimit është i njëjtë për të gjithë, por ajo që i dallon këta të rinj është motivimi i tyre shumë i lartë. Ata janë këtu sepse e duan,” thekson ai.

Flaka

188
SONDAZHI

 Si e vlerësoni punën e ministrit Fatmir Limani?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 19 Janar, 2026 15:24

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
188
SONDAZHI

 Si e vlerësoni punën e ministrit Fatmir Limani?

  • Provimi i jurisprudencës dhe gjuha shqipe – një test për ligjin dhe përgjegjësinë institucionale

<