Rregullat e arta të mëngjesit për të humbur peshë dhe për një metabolizëm më të shpejtë
Ngrënia e një mëngjesi të shëndetshëm është një nga mënyrat më efektive për të përmirësuar stilin e jetesës dhe për të mbajtur peshën nën kontroll. Studimet tregojnë se një mëngjes i mirë aktivizon metabolizmin dhe ju ndihmon të shmangni zgjedhjet e gabuara gjatë ditës.
1. Hani menjëherë pas zgjimit
Ushqehuni brenda 30-60 minutave nga zgjimi për të përfituar maksimalisht nga metabolizmi i shpejtë i mëngjesit dhe aftësia e trupit për të djegur yndyrnat. Ushqyerja e hershme ndihmon gjithashtu që të mos ndjeni uri më vonë, duke parandaluar zgjedhjet e pasakta në drekë apo darkë. Për ata që nuk preferojnë të hanë menjëherë, një kos me fruta të përziera në mikser është një alternativë e shkëlqyer.
2. Proteina
Vezët dhe kosi janë burime të shkëlqyera proteinash që ju mbajnë të ngopur gjatë paradites dhe ndihmojnë në reduktimin e kalorive të marra përgjatë ditës. Studime tregojnë se gratë që hanë vezë në mëngjes humbin më shumë peshë krahasuar me ato që zgjedhin produkte të tjera si byreku.
3. Drithëra
Tërshëra ose drithrat e kombinuara me fruta si bananet janë ideale për të ruajtur ndjesinë e ngopjes për më gjatë dhe për të përshpejtuar djegien e kalorive. Për më tepër, ato janë të shijshme dhe të lehta për t’u përgatitur.
Adoptimi i këtyre zakoneve të thjeshta në mëngjes mund të ketë një ndikim të madh në peshën trupore dhe energjinë gjatë ditës.
Flaka


















