Trump kërcënon Iranin: “Do ta fshij nga faqja e dheut”
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërkuar opsione ushtarake “vendimtare” ndaj Iranit, duke ushtruar presion mbi Pentagonin dhe Shtëpinë e Bardhë për plane që mund të çojnë në rrëzimin e regjimit.
Sipas Wall Street Journal, zyrtarët amerikanë po hartojnë gjithashtu opsione më të kufizuara, që mund të përfshijnë goditjen e objekteve të Gardës Revolucionare Islamike. Trump ka përdorur vazhdimisht termin “vendimtare” për të përshkruar efektin që dëshiron të ketë çdo veprim amerikan ndaj Iranit.
Në një intervistë me NewsNation, ai tha se kërcënimet e vazhdueshme ndaj jetës së tij nga Irani mund ta çojnë vendin në gjendje të jashtëzakonshme:
“Kam udhëzime shumë të qarta… Nëse ndodh ndonjë gjë, ata do ta fshijnë (Iranin) nga faqja e dheut.”
Megjithatë, presidenti është tërhequr nga nisja e sulmeve pas thirrjeve urgjente nga aleatët e Gjirit dhe këshillave nga ushtria, e cila e paralajmëroi se kapacitetet amerikane në rajon ishin të kufizuara.
Pavarësisht kësaj, ai ka dërguar aeroplanmbajtësen USS Abraham Lincoln dhe grupin e saj goditës në Gjirin Persik dhe vazhdon të kërkojë opsione sulmi, ndërsa protestat masive në Iran që nisën më 28 dhjetor lanë mijëra të vdekur në Teheran.
Flaka


















