Vaji i rozmarinës për flokët: Mit apo efekt real?
Aplikimi i vajrave në flokë është një praktikë antike, që përdorej që në Egjiptin e lashtë, dhe vazhdon të ketë ndikim edhe sot, falë veprimit të tyre anti-bakterial. Vajat më të përdorur janë vaji i arganit, i ullirit, i bajames dhe i farave, ndërsa vajrat esencialë më të rekomanduar janë ai i rozmarinës, i mentës, i livandës dhe i pemës së çajit. Sidoqoftë, është shumë e rëndësishme që vajrat të jenë të përpunuar dhe për kozmetikë, përndryshe mund të shkaktojnë dëme të pariparueshme.
Në rrjetet sociale, veçanërisht TikTok, vaji i rozmarinës shpesh promovohen si një kurë për rënien e flokëve. Përdorues të shumtë pretendojnë se ai ndihmon me hollimin e flokëve dhe i bën më të gjata dhe më të dendura. Megjithatë, dermatologët theksojnë se vetëm vaj rozmarine nuk ka gjasa të stimulojë rritjen e flokëve në mënyrë të dukshme.
“Humbja e flokëve është biologjikisht komplekse dhe emocionalisht e ndjeshme, çka e bën veçanërisht të cenueshme ndaj pretendimeve të thjeshtuara ose të ekzagjeruara”, thotë Oma Agbai, profesoreshë e dermatologjisë në Universitetin e Kalifornisë, Davis.
Vajat e rozmarinës mund të ofrojnë përfitime të vogla për skalpin, falë vetive anti-inflamatore dhe antimikrobiale, që mund të rrisin qarkullimin e gjakut dhe të reduktojnë inflamacionin. Disa studime sugjerojnë se kjo mund të ketë një efekt modest tek personat me alopeci androgjenetike, forma më e zakonshme e rënies së flokëve, por nuk është një zëvendësim për trajtimet e bazuara shkencërisht.
Pra, ndërsa vaji i rozmarinës mund të jetë një shtesë e dobishme për kujdesin e flokëve dhe skalpit, nuk mund të konsiderohet një kurë e garantuar kundër rënies së flokëve.
Flaka


















