Vetëm 10 minuta ecje në ditë mund të shtojnë një vit jetë
Shkencëtarët pohojnë se ndryshimet e vogla në stilin e jetesës, si aktiviteti fizik i përditshëm, mund të kenë ndikim të jashtëzakonshëm në shëndetin dhe jetëgjatësinë.
Studimet tregojnë se edhe ecja për vetëm 10 minuta në ditë mund të shtojë deri në një vit jetë, veçanërisht tek personat mbi 60-vjeç. Një studim britanik zbuloi se meshkujt mund të fitojnë deri në 16 muaj jetë shtesë, ndërsa gratë rreth 11 muaj, nga aktiviteti i rregullt fizik.
Ekspertët rekomandojnë kombinimin e ushtrimeve aerobike me ato për forcimin e muskujve, duke synuar rreth 150 minuta aktivitet fizik në javë. Por hulumtimet e fundit tregojnë se nuk është e nevojshme të stërviteni intensivisht; edhe hapat e vegjël të përditshëm, si ecja, ngjitja e shkallëve apo aktivitetet e thjeshta, kanë përfitime të mëdha.
Rezultatet tregojnë se sa më shumë të rritet koha dhe intensiteti i ecjes, aq më të mëdha janë përfitimet: 30 minuta ecje në ditë mund të zgjasë jetën e burrave me rreth 2 vjet e gjysmë dhe të grave me rreth 16 muaj.
Sekreti qëndron te rutinë e qëndrueshme dhe lëvizja e përditshme, duke e kthyer aktivitetin fizik në një aleat të fuqishëm për shëndetin dhe cilësinë e jetës.
Flaka


















