Ballkani ne mes te shkuares dhe te tashmes . Forumi ne “ Malin Magjik “ Davos te Zvicres

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Janar, 2026 08:19

Ballkani ne mes te shkuares dhe te tashmes . Forumi ne “ Malin Magjik “ Davos te Zvicres

Shkruan Memedali Jusufi

Sipas Filozofit Boshnjak, Ferid Muhic, Ballkani është një vend që nuk janë ndeshur civilizime të ndryshme, por që koekzistojnë civilizime të ndryshme që nga fillimi i historisë. Me të drejtë Ballkani është quajtur “Catena Mundi- halke” e botrave. I ashtuquajturi Civilizim Europerëndimor, filozofia, politika, demokracia, shkenca, matematika, arti, astronomia, logjika, drama, poezia, të gjitha këto kanë ardhur nga Ballkani.
Eshtë pikërisht Ballkani që përbën një fakt të pamohueshëm se Evropa nuk është mono-kulturore por kontinent multi-kulturor. Për shkak se është multi-kulturor, multi-religjioz dhe përbëhet nga shumë etni, Ballkani është rikujtimi më i madh i esencës së identitetit të pjesës së mbetur të Evropës, që rikonfirmon për të kaluarën europiane; si dhe është shembull, model i paradigmës së perspektivës europiane.
Eshtë e fundit kohë që të krijohen stereotipe negative për Ballkanin; dhe në vend të metaforës për tallje, Ballkani të promovohet si shembull i mirë për pjesën tjetër të Europës – nga Britania, Portugalia, Franca, Spanja dhe vendet skandinave, deri te Italia, Gjermania dhe shtetet e Europës Qendrore thote Muhic
Sepse në Ballkan, shpirti autentik i identitetit i krijuar gjatë proçesit të koezistimit kulturor, religjioz dhe etnik, më së shumti ka koekzistuar dhe e ka mbërritur majën më të lartë të tolerancës dhe respektit reciprok. Përralla për Ballkanin si një vend i përleshjeve të përhershme, është ideologjikish një sajesë e fabrikuar, e krijuar gjatë këtyre njëqind viteve të fundit.
Në Ballkan sot priten katër diagonale dominuese të ndikimit dhe interesit, dy fuqive globale dhe dy rajonale,SHBA dhe Rusisë si dhe Gjermanisë dhe Turqisë.
Duke mos bërë hyrje të madhe,për atë se si Ballkani gjithëhera ishte si një pikë neuralgjike e interesave gjeopolitike të fuqive të mëdha, një vend i përplasjeve të medha dhe varreza të monarkive dhe sulltanëve,kështu po futem menjëherë në vështrim të gjendjes së sotme,të një gjendje fluide më shumë se kurrë në historinë moderne. Kjo në veçanti pas rënies së murit të Berlinit jetojmë në një botë ideologjike,gjegjësisht post– ideologjike,të themi edhe post– historike.
Identiteti i Ballkanit është e dominuar nga pozicionin e saj gjeografik, historikisht zona ishte i njohur si një udhëkryq i kulturave të ndryshme. Kjo ka qenë një nyje midis organeve latine dhe grek e Perandorisë Romake, destinacionin e një fluksi masiv të sllavëve paganë, një zonë ku ortodokse dhe katolike Krishterimi u takua, si edhe si pika e takimit mes Islamit dhe Krishterimit.Turqia hapur e mveshur me neo – otomanizëm duke vepruar në shtrirjen e ndikimit të saj në lindje po edhe Ballkanin Perëndimor. Duke filluar nga simbolika ,si hapja e kopshtit në Rozhajë, me rasrtin e shënimit të përvjetorit të grushtshtetit të dështuar,me gjithë flamujt turk,ndihmat finaciare që Turqia dërgon përgjatë linjës Stamboll–Bihaq,nga jugu i Bullgarisë,përmes Greqisë së veriut, Maqedonisë së Veriut,Kosovës,Shqipërisë, Sanxhakut përfunduar me Bosnjë e Hercegovinën.
Turqia prezencën e saj me shumë përkushtim po e bënë markimin. Turqit sot janë ndër investitorët më të fuqishëm,në infrastrukturë rrugore,turizëm dhe hotelieri,në veçanti në Kroaci,dhe kështu edhe më shumë në sektorin financiar. Turqia është anëtare e aleancës NATO, përderisa presidenti Erdogan po bëhej mjaftë i afërt me presidentin rus Putin, se sa me ndonjë lider tjetër të perëndimit.
Këtë afërsi e kishte treguar me nënshkrimin e marrëveshje për furnizim të Turqisë me sistemin rus S-400 që kishte shkaktuar reagim në Pentagon. Nga ana tjetër, Pentagoni assesi nuk do e lëshonte Turqinë që vetëm ashtu thjeshtë të kalonte në anën e Rusisë. Kishte zëra,edhe para pesë vitesh se SHBA,me zemërgjerësi,do të shpërblente Turqinë,si sugjerim që të bisedohej për planin, që SHBA do t´i dorëzonte bazën më të madhe në Evropë – Kampin Bondsteel në Kosovë – armatës turke.
Ballkani historikisht ka qenë arenë e përballjeve të mëdha midis Lindjes dhe Perëndimit dhe fushë e konkurrencës së fuqive të mëdha, ose as lindje as perëndim, por një Ballkan kurdoherë i trazuar. Vendet e Ballkanit janë heterogjene në pikëpamje etnike, kombëtare dhe fetare. Ndonëse jo shumë i madh në aspektin gjeografik, ai ka qenë gjithmonë dhe mbetet një rajon shumë i brishtë, kjo për shkak të pozicionit që ka, i ndodhur në rrugët që hapen në çdo drejtim, por edhe si pasojë e konkurencës dhe mosmarveshjeve midis vetë popujve të Ballkant. Që nga Romakët në vitin 200 para erës sonë. Me pushtimin e Stambollit nga osmanët në vitin1453, bizanti mori fund dhe historia ballkanike përjetoi administrimin osman, i cili vazhdoi deri në vitin 1912. Përveç Perandorisë Osmane, Ballkani u njoh edhe me administratën e Habsburgëve. Monarkia Habsburge që nga viti 1867 e mbrapa u bë një monarki e dyfishtë dhe filloi të njihej si Perandoria Austro-Hungareze deri në fund të Luftës së Parë Botërore. Në shekullin e 16-të një perandori tjetër filloi përpjekjet për shtimin e influencave në Ballkani, ajo ishte Perandoria Ruse.
Sot Në Forumin e Davosit Ballkani nuk ishtë periferi e Evropës, por qender e saj. U diskutua per sigurine jo vetem per shtetet dhe vatrat e krizes por edhe per dijalogun e pashmangshem te popujve te Ballkanit. E ardhmja e përbashkët e qytetarëve tanë në Ballkan, varet nga vetë vendet tona, nga aftësia jonë për të nxjerrë mësime nga e shkuara e hidhur, për t’iu përgjigjur sfidave të së ardhmes me më shumë zhvillim dhe prosperitet për popujt tanë
Në planin politik strategjik, Ballkani për herë të parë në historinë e tij po kalon një periudhë paqeje dhe po shëron plagët e së kaluarës.
Paqja dhe stabiliteti kanë triumfuar sa herë që ne kemi bashkëpunuar me njëri-tjetrin, duke krijuar konkurencë të shëndetshme dhe duke zhvilluar ekonomitë e vendeve tona.
Rajoni ynë nuk është imunë nga kërcënimet globale të terrorizmit, të sulmeve kibernetike, apo të rrezikut eminent të fuqizimit të krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme ndërkombëtare.
Presidenti Erdoğan ne Davos deklaroi:
“Jemi në një udhëtim krejt të ri ku epopet tona do të recitohen përmendësh, arritjet tona do të fliten nga të gjithë, miq dhe armiq njësoj, dhe në fund të fundit, do të shfaqet një Turqi e madhe dhe e fuqishme.”

·

655
SONDAZHI

Si e vlerësoni misionin e Ambasadorit shqiptar, Denion Meidani?

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Janar, 2026 08:19

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.

Zelensky: Ukraina nuk po humb, paqja duhet të jetë e drejtë dhe e qëndrueshme

“Dushi në errësirë”, trendi i ri që premton gjumë më të mirë

Mot i paqëndrueshëm me reshje shiu, fundjava sjell stuhi lokale dhe rënie temperaturash

Fazliu: Brenda VLEN-it ka debat e mospajtime, por nuk ka krizë

”Vlon” të VLEN-i – Bekim Fazliu: Në Likovë jam më i fort se Mexhiti, Fetai, Kasami, Sali dhe Qoku

Arrestimi i gazetarit shqiptar, një shembull i mirë për gazetarët e korruptuar

Se çka ndodhi në Kuvend, tregojnë nga Lëvizja Besa

Al-Khelaifi lavdëron Florentino Perezin: “Lideri më i madh i futbollit europian”

FIFA bën goditjen e madhe: Athletic Club nuk mund të regjistrojë lojtarë të rinj për 3 merkato radhazi

Dhimbje fyti: Si ta lehtësoni dhe parandaloni përkeqësimin

Gjumi: Sa është i rëndësishëm dhe çfarë ndodh kur mungon ose tepron

WhatsApp akuzon Rusinë për përpjekje bllokimi të shërbimit

Tesla do të nisë këtë vit prodhimin masiv të kamionit elektrik Semi

Pakistani lanson satelitin e dytë vendas EO-2 nga Kina

Vendim zyrtar: Endrick pezullohet vetëm për një ndeshje

AC Milan interesohet për Gerard Martín, Barcelona mund të pranojë ofertë prej 30 milionë eurosh

Musk paralajmëron për kolaps financiar të SHBA-së: “Pa inteligjencë artificiale, jemi të mbaruar”

Trump urdhëron Pentagonin të furnizohet me energji nga qymyri, në mbështetje të industrisë

Senati i Meksikës miraton reduktimin e javës së punës në 40 orë

Kina teston me sukses raketën Long March-10 dhe anijen kozmike Mengzhou, hap i madh drejt misionit në Hënë

655
SONDAZHI

Si e vlerësoni misionin e Ambasadorit shqiptar, Denion Meidani?

  • Provimi i jurisprudencës dhe gjuha shqipe – një test për ligjin dhe përgjegjësinë institucionale

<