EVN Maqedoni nis projektin “PULSE” për forcimin e rolit të grave në tranzicionin energjetik

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Janar, 2026 17:58

EVN Maqedoni nis projektin “PULSE” për forcimin e rolit të grave në tranzicionin energjetik

Në ambientet e EVN Maqedoni, në prani të ministres së Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para, znj. Sanja Bozhinovska, u shënua fillimi i projektit PULSE – Gratë si shtytëse të tranzicionit energjetik, i cili synon forcimin e rolit të grave dhe avancimin e përfshirjes gjinore në sektorin energjetik.

Me fjalim përshëndetës, ngjarjen e hapi Kryetari i Bordit Drejtues i EVN Maqedoni, z. Vollfgang Maier, duke theksuar rëndësinë e lidershipit gjithëpërfshirës për një tranzicion energjetik të suksesshëm dhe të qëndrueshëm.

Në ngjarje u drejtua edhe ministrja Bozhinovska, e cila përshëndeti nisjen e projektit dhe iniciativën e EVN për të nxitur në mënyrë aktive një përfshirje sa më të madhe të grave në sektorin energjetik. Ajo theksoi se projekte të tilla janë thelbësore për krijimin e një të ardhmeje energjetike më të barabartë, më inovative dhe më rezistente.

Kryetarja e Bordit Mbikëqyrës të EVN Maqedoni, znj. Aleksandra Vitman, përmes video fjalimit përshëndeti të pranishmit dhe theksoi përkushtimin afatgjatë të GrupacionitEVN ndaj barazisë gjinore dhe diversitetit, si dhe mbështetjen e Bordit Mbikëqyrës për këtë iniciativë të rëndësishme. Ajo nënvizoi se shfrytëzimi i perspektivave dhe talenteve të ndryshme është kyç për ndërtimin e një sistemi energjetik të qëndrueshëm, ku gratë – si të punësuara dhe si vendimmarrëse – kanë një rol thelbësor në suksesin e organizatës. Po ashtu, znj. Vitman theksoi rëndësinë e përfshirjes aktive të të gjithë punonjësve, me burrat si aleatë kyç në ndërtimin e një kulture organizative gjithëpërfshirëse dhe të suksesshme.

Projekti PULSE u prezantua nga znj. Aneta Petrovska-Rusomarovski, udhëheqëse e Departamentit për Inovacion, Qëndrueshmëri dhe Mbrojtje të Mjedisit në EVN Maqedoni. Projekti përfshin një sërë aktivitetesh të ndërlidhura, ndër të cilat bashkëpunime rajonale dhe ndërkombëtare, analiza të barazisë gjinore, program mentorimi, lidership gjithëpërfshirës, takime me komunitetin dhe krijimin e një rrjeti të grave, me qëllim forcimin sistematik dhe afatgjatë të reziliencës dhe pjesëmarrjes së grave në tranzicionin energjetik.

Ngjarja përfundoi me një diskutim frymëzues dhe motivues me temën “Lidershipi, shfrytëzimi i potencialit personal dhe performancat e larta në rrugët profesionale dhe jetësore”, ku morën pjesë prof. dr. Sasho Kedev dhe znj. Aneta Petrovska-Rusomarovski. Përmes përvojave personale dhe profesionale, dr. Kedev – kardiolog intervent dhe alpinist – foli për sfidat, qëndrueshmërinë, autenticitetin, motivimin dhe guximin për të ndërmarrë hapa konkretë në jetë dhe karrierë, duke përcjellë një mesazh të fortë për përgjegjësi personale dhe kolektive, këmbëngulje dhe inkurajim.

Me këtë projekt, EVN Maqedoni edhe një herë konfirmon përkushtimin e saj për të qenë një veprimtar aktiv i ndryshimeve pozitive, duke ndërtuar një sektor energjetik ku barazia është themel për një të ardhme të qëndrueshme.

655
SONDAZHI

Si e vlerësoni misionin e Ambasadorit shqiptar, Denion Meidani?

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Janar, 2026 17:58

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.

Aksident fatal në Tiranë, humb jetën një 23-vjeçare

Trump kërcënon Iranin me pasoja “shumë traumatike” nëse dështon marrëveshja bërthamore

Zelensky: Ukraina nuk po humb, paqja duhet të jetë e drejtë dhe e qëndrueshme

“Dushi në errësirë”, trendi i ri që premton gjumë më të mirë

Mot i paqëndrueshëm me reshje shiu, fundjava sjell stuhi lokale dhe rënie temperaturash

Fazliu: Brenda VLEN-it ka debat e mospajtime, por nuk ka krizë

”Vlon” të VLEN-i – Bekim Fazliu: Në Likovë jam më i fort se Mexhiti, Fetai, Kasami, Sali dhe Qoku

Arrestimi i gazetarit shqiptar, një shembull i mirë për gazetarët e korruptuar

Se çka ndodhi në Kuvend, tregojnë nga Lëvizja Besa

Al-Khelaifi lavdëron Florentino Perezin: “Lideri më i madh i futbollit europian”

FIFA bën goditjen e madhe: Athletic Club nuk mund të regjistrojë lojtarë të rinj për 3 merkato radhazi

Dhimbje fyti: Si ta lehtësoni dhe parandaloni përkeqësimin

Gjumi: Sa është i rëndësishëm dhe çfarë ndodh kur mungon ose tepron

WhatsApp akuzon Rusinë për përpjekje bllokimi të shërbimit

Tesla do të nisë këtë vit prodhimin masiv të kamionit elektrik Semi

Pakistani lanson satelitin e dytë vendas EO-2 nga Kina

Vendim zyrtar: Endrick pezullohet vetëm për një ndeshje

AC Milan interesohet për Gerard Martín, Barcelona mund të pranojë ofertë prej 30 milionë eurosh

Musk paralajmëron për kolaps financiar të SHBA-së: “Pa inteligjencë artificiale, jemi të mbaruar”

Trump urdhëron Pentagonin të furnizohet me energji nga qymyri, në mbështetje të industrisë

655
SONDAZHI

Si e vlerësoni misionin e Ambasadorit shqiptar, Denion Meidani?

  • Provimi i jurisprudencës dhe gjuha shqipe – një test për ligjin dhe përgjegjësinë institucionale

<