Gabimet që mund t’i bëni çdo ditë në dush dhe si ndikojnë në lëkurën tuaj
Shumë njerëz nuk e mendojnë se një veprim kaq i thjeshtë si dushi i përditshëm mund të bëhet gabim dhe të ndikojë negativisht në lëkurën. Ekspertët shpjegojnë disa gabime tipike që mund të dëmtojnë lëkurën:
1. Larje për një kohë të gjatë
Banja e gjatë me ujë të nxehtë mund të thajë lëkurën, duke shkaktuar skuqje dhe kruajtje. Koha optimale për dush është rreth 10 minuta.
2. Përdorimi i tepruar i xheleve shkumëzuese
Sa më shumë shkumë, aq më shumë substanca artificiale përmban produkti. Kjo largon vajin natyral mbrojtës të lëkurës, duke e bërë atë të thatë dhe të ashpër.
3. Përdorimi i sfungjerëve të vjetër dhe të lagur
Sfungjerët e lagur janë një vend ideal për bakteret dhe mykun. Shumë ekspertë rekomandojnë të ndryhen çdo 4 javë, ose të përdorni një peshqir të pastër.
4. Uji tepër i nxehtë
Temperatura e lartë largon vajin natyral të lëkurës dhe mund të shkaktojë skuqje, inflamacion dhe thatësi. Temperatura ideale është 35-40°C, që mbron lëkurën dhe e mban të shëndetshme.
Nëse dëshironi një lëkurë të butë dhe të hidratuar, mos harroni këto këshilla gjatë dushit të përditshëm.
Flaka


















