Pa shkas
Memedali Jusufi
Kam mësuar se bota posedon një shpirt, … atje diku në heshtjen e natës kur yjet fikin dritën
më zgjon një melodi e butë, pa fjalë, pa zë, veç ndjenja që rrjedhin kujtime që s’mbarojnë asnjëherë.Në çdo rrahje të zemres fshehet një note ,këndon për një dashuri, për një jetë
nuk luhet me instrumentet as me duar ,ndjehet thellë në shpirt që digjet .Melodia ime s’është e përsosur, ka pauza, ka lot, ka buzëqeshje të humbura, është e imja, tingulli im i vërtetë
një simfoni ndjenjash që s’mbaron kurrë. Kur bota hesht zemra flet ,aty e dëgjoj më qartë se kurrë më pare ,ti melodia e shpirtit tim, që këndon për jetën me dhimbje e dashuri. Xhevat prebreza.Dashuria është melodia e rrahjeve të zemrës tuaj, që ju bën të buzëqeshni kur ju jeni të lodhur…….
Kombinimi i muzikes me shkrimin solli verte nje mrekulli . Shpikja e makinës së shkrimit e bëri përhapjen e muzikës dhe teorisë muzikore të mundur në një shkallë të gjerë. Kërkesa për muzikën si një zbavitje dhe si një aktivitet për amatorët e arsimuar u rritën me shfaqjen e klasës borgjeze.. Muzika ka një influencë tepër të fuqishme mbi trupin, mendjen tonë dhe gjithashtu mbi emocionet tona. Mjafton vetëm një tingull dhe ai e stimulon te gjithë trupin, ndërsa një melodi e fuqishme arrin të na bëjë të qajmë papushim ose të gëzojmë dhe të shpërthejmë, duke kërcyer. Muzika ndikon mbi njerëzit në mënyra të ndryshme, madje dhe tek i njëjti person ndikon ndryshe në kohë të ndryshme. Kjo ndodh për të vetmen arsye, se njerëzit reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj muzikës.
Qëndrueshmëria relative politike dhe prosperiteti ne Evropen e dikurshme,sidomos ne Itali, me një sistem lulëzues të edukimit muzikor në zonë, lejuan trajnimin e qindra këngëtarëve dhe kompozitorëve. Këta muzikantë kërkoheshin shumë nëpër gjithë Evropën. Nga fundi i shekullit të XVI, Italia kishte përvetësuar ndikimet veriore, me Venedikun, Romën dhe qytete të tjera që ishin qendra të aktivitetit muzikor, duke e kthyer situatën nga ajo e qindra viteve më parë. Opera lindi në këtë kohë në Firence si një përpjekje për të ringjallur muzikën e Greqisë së Lashtë[. Me pas muzika rilindase afirmoi polifoninë, ashtu si dhe konsolidimin e muzikës intrumentale, që do të shkonte duke evoluar drejt orkestrës moderne. Muzika, e çliruar , me ritëm, harmoni, formë dhe nota, u bë një mjet për shprehjen e re vetiake. Kompozitorët gjetën mënyra për ta bërë muzikën shprehëse të teksteve që shoqëronin. Muzika shekullare apo laike përvetësoi teknikat e muzikës së shenjtë dhe anasjelltas. Format popullore të muzikës laike si chanson-i dhe madrigali u përhapën nëpër të gjithë Evropën. Oborret morën luajtës viruozë, si këngëtarë ashtu dhe instrumentalistë. Muzika u bë gjithashtu më e vetëmjaftueshme me aksesin e saj në formë të shtypur, duke funksionuar në mënyrë autonome. Shumë instrumente moderne familjare (duke përfshirë violinën, kitarën, llauta (instrumente me tela të ngjashme me llautën shqiptare, e përdorur gjatë mesjetës së vonë dhe Rilindjes sipas një modeli të marr nga vendet orientale, i quajtur ‘liuto’ në italisht, ‘laúd’ në spanjisht, ‘luth’ në frengjisht, ‘lute’ në anglisht, ‘Laute’ në gjermanisht etj.) dhe instrumentet me tastierë), të zhvilluara në forma të reja gjatë Rilindjes duke iu përgjigjur evoluimit të ideve muzikore, duke paraqitur mundësi të mëtejshme për të eksploruar për kompozitorët dhe muzikantët. U shfaqën gjithashtu instrumentet frymore prej druri dhe tunxhi si fagoti dhe tromboni; duke e shtrirë gamën ngjyrave zanore dhe fuqinë e tyre
Muzika luan një rol shumë pozitiv dhe në procesin e të mesuarit u zbuluar se, vendosja në sfond e muzikes së lehtë është shumë efektive në rritjen e përqendrimit dhe të performancës. Ekzistojnë hipotezat se disa lloje të veçanta instrumentash më tepër të lehta dhe të mesmet japin një ndihmesë shumë të madhe në procesin e të mësuarit. Mendimi tradicional se për studentët dhe për të rinjtë qetësia është faktori më i mirë për të mësuar është hedhur poshtëë. Në disa situata në fakt në qetësi totale është pothuajse e pamundur të nxësh, zhurmat e ndërtimeve dhe ato natyrale e dëmtojnë këtë si proces. Muzika është efektive jo vetëm, sepse mund të neutralizojë këto zhurma ose t’i fshehi ato, por gjithashtu ajo shërben si një katalizatore për ta ndihmuar këtë proces.Kontributi i muzikës në përgatitjen akademike është shumë i madh, megjithëse në ditët tona është injoruar. Por efektet e muzikës dhe funksionimi i trurit dhe alternimi i këtyre dy proceseve në procesin akademik duhet të studiohet dhe të eksplorohet më tej. ثshtë e vërtetë se një sasi muzikë në sfond ndikon shumë në procesin e të mësuarit dhe është shumë ndihmuese. Muzika është më shumë se të mësuarit për ta menduar apo për ta luajtur. Ajo është më shumë se kënaqësi dhe më shumë se argëtim për dëgjuesit. Muzika është shkencë, disiplinë mendore dhe art.
Ekziston një raport i thellë dhe ende misterioz, i cili lidh muzikën me shpirtin dhe mendimet e njeriut. Pse muzika mund të na shqetësojë, apo në të kundërt të na qetësojë; mund të na shtyjë drejt një agresiviteti, apo të na nxisë drejt një dashurie? Dhe në ç’mënyrë muzika mund të ketë efekte terapeutike dhe të qëndrojë përkrah terapive psikiatrike të suksesshme? Vetëm prej pak vitesh shkenca, veçanërisht neuroshkenca, i është dedikuar kuptimit të fenomeneve që lidhen me dëgjimin e muzikës. Pikërisht zbulimet e fundit tregojnë se, muzika dhe shkenca kanë lidhje me njëra-tjetrën. Madje për këtë arsye është mbajtur edhe një konferencë me temën, “Muzika, shkenca dhe mendimi”.Pikënisja e këtij takimi është pikërisht zbulimi se “muzika na bën më inteligjentë”. Një fenomen që deri dje është cilësuar si supozim (shpresa sekrete e shumë artistëve dhe kompozitorëve) po gjen përforcime të mëdha nga ana e shumë studimeve shkencore, të cilat tregojnë se mësimi i muzikës në fëmijëri kontribuon në një mënyrë domethënëse në zhvillimin e disa hapësirave cerebrale dhe rrit aftësinë njohëse-intelektuale, si aftësinë e përqendrimit dhe shpejtësinë e zhvillimit. Nuk mund të pohojmë se të studiosh muzikë është njësoj si të studiosh matematikë, por sigurisht të dy mekanizmat mendorë, që nga aparenca duket sikur nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin, janë komplet të kundërt.


















