Hipertensioni, i njohur edhe si presion i lartë i gjakut, është një problem shëndetësor i zakonshëm që mund të shkaktojë komplikacione serioze si sëmundje të zemrës, goditje në tru dhe probleme metabolike. Një dietë e pasur me ushqime të shëndetshme dhe e ulur në kripë dhe yndyrna është thelbësore për kontrollin e tensionit të gjakut.
Sipas një studimi të kryer në Oslo, Norvegji, konsumimi i 3 kivive në ditë për 8 javë rresht ndihmon në uljen e presionit të gjakut. Kivi përmban magnez dhe antioksidantë, të cilët ndikojnë në rregullimin e tensionit dhe përmirësojnë shikimin.
Studimi përfshiu 118 pjesëmarrës mbi 55 vjeç me hipertension. Ata u ndanë në dy grupe: një grup konsumonte 1 mollë në ditë, ndërsa grupi tjetër konsumonte 3 kivi në ditë për të njëjtën periudhë. Rezultatet treguan se tek grupi që konsumoi kivi, presioni i gjakut ra mesatarisht 3.6 mmHg më shumë se grupi që konsumonte mollë.
Ekspertët këshillojnë përfshirjen e kivive në dietë si një mënyrë natyrale dhe efektive për të kontrolluar hipertensionin, në kombinim me një stil jetese të shëndetshëm.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
25 Janar, 2026 23:43
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.