Kobbie Mainoo shkëlqen në Emirates, paraqitje për t’u mbajtur mend ndaj Arsenalit

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 25 Janar, 2026 21:14 Përditësuar

Kobbie Mainoo shkëlqen në Emirates, paraqitje për t’u mbajtur mend ndaj Arsenalit

Kobbie Mainoo ishte një nga protagonistët absolutë të mbrëmjes në “Emirates”, duke zhvilluar një paraqitje mbresëlënëse në fitoren e madhe të Manchester United ndaj Arsenalit. Mesfushori i ri anglez tregoi pjekuri, qetësi dhe cilësi të lartë teknike, duke lënë pas dyshimet dhe duke dëshmuar potencialin e tij të jashtëzakonshëm.

Mainoo regjistroi statistika mbresëlënëse: 100 për qind saktësi në pasimet e gjata, 85 për qind saktësi totale në pasime, 51 prekje të topit, katër pasime në të tretën finale, katër rikuperime topi, dy raste të krijuara, një goditje drejt portës dhe një asist, duke qenë vendimtar në suksesin ndaj “Topçinjve”.

Kjo ndeshje shënoi gjithashtu kontributin e tij të parë direkt në gol (gol/asist) në Premier League pas 620 ditësh, një moment simbolik për rikthimin e formës dhe besimit të tij në elitën e futbollit anglez.

Rilindja e Mainoo-s vjen në një periudhë kur ai nuk ishte pjesë e planeve të qarta të Ruben Amorim, por besimi i dhënë tani nga Michael Carrick duket se është qenë vendimtar për zhvillimin e tij. Tani, mesfushori po shkëlqen dhe po shfrytëzon maksimalisht mundësitë e reja, duke u shndërruar në një element kyç për Manchester United.

Fitorja ndaj Arsenalit dhe paraqitja e Mainoo-s janë një sinjal i fortë se talenti i ri i “Djajve të Kuq” ka hapur një kapitull të ri dhe premtues në karrierën e tij.

Flaka

188
SONDAZHI

 Si e vlerësoni punën e ministrit Fatmir Limani?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 25 Janar, 2026 21:14 Përditësuar

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
188
SONDAZHI

 Si e vlerësoni punën e ministrit Fatmir Limani?

  • Provimi i jurisprudencës dhe gjuha shqipe – një test për ligjin dhe përgjegjësinë institucionale

<