Gjermania paralajmëron qytetarët para udhëtimeve në SHBA për shkak të tensioneve dhe protestave
Gjermania ka lëshuar një paralajmërim zyrtar për udhëtimin drejt Shteteve të Bashkuara, duke i këshilluar qytetarët e saj të jenë vigjilentë dhe të kenë kujdes të shtuar për sigurinë, veçanërisht për shkak të tensioneve të krijuara nga protestat dhe përplasjet me autoritetet amerikane të imigracionit dhe sigurisë.
Në njoftimin e Ministrisë së Jashtme Federale të Gjermanisë, bëhet thirrje që udhëtarët të ndjekin mediat lokale, të qëndrojnë larg turmave ku mund të ndodhë dhunë, si dhe të respektojnë udhëzimet e autoriteteve lokale për të shmangur situata të rrezikshme.
Kjo paralajmërim erdhi në një kohë kur demonstratat në Minneapolis dhe qytete të tjera kundër masave të zbatimit të ligjit për imigracionin nga agjencitë federale amerikane, përfshirë ICE, kanë çuar në përplasje me forcat e sigurisë.
Kancelari gjerman Friedrich Merz shprehu shqetësim mbi nivelin e përdorimit të dhunës në SHBA pas vrasjes së një qytetari amerikan gjatë një operacioni të zbatimit të ligjit, duke e cilësuar situatën si shqetësuese.
Qytetarët gjermanë që planifikojnë udhëtime drejt SHBA-së tani këshillohen të marrin parasysh këtë paralajmërim dhe të jenë të përgatitur për mundësinë e përshkallëzimit të tensioneve në disa zona.
Flaka


















