Shumë njerëz nuk mund ta fillojnë ditën pa një filxhan kafe, por përtej efektit stimulues, kafja sjell edhe përfitime të rëndësishme për shëndetin.
Sipas një studimi të Universitetit Kombëtar në Seul, aroma e kafesë mund të reduktojë stresin, duke shkaktuar ndryshime në proteinat që lidhen me tensionin e shkaktuar nga mungesa e gjumit. Kjo do të thotë se edhe vetëm nuhatja e kafesë mund të ndihmojë në qetësimin e mendjes.
Po ashtu, kafja ka ndikim pozitiv në shëndetin e mëlçisë, veçanërisht te personat që konsumojnë alkool. Të dhënat tregojnë se njerëzit që pinë të paktën një filxhan kafe në ditë kanë 20% më pak rrezik të zhvillimit të cirrozës së mëlçisë, një gjendje e zakonshme tek konsumatorët e shpeshtë të alkoolit.
Megjithatë, ekspertët këshillojnë moderim në konsum. Teprimi me kafe mund të shkaktojë dehidratim, ndaj është e rëndësishme të rritet edhe marrja e ujit gjatë ditës.
Kështu, kafeja mund të jetë një aleat i fuqishëm për shëndetin, por gjithmonë me masë.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
27 Janar, 2026 20:03
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.