Kandidaturë e pakualifikuar dhe shkarkim politik: Dy raste që nxjerrin në pah krizën institucionale

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Janar, 2026 08:35

Kandidaturë e pakualifikuar dhe shkarkim politik: Dy raste që nxjerrin në pah krizën institucionale

Xhihan Ahmed, e cila ishte kandidate për anëtare të Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi, ka dhënë dorëheqje pas dështimit për të demonstruar njohuri bazë gjatë seancës dëgjimore para Kuvendit, shkruan Gazeta Flaka

Edhe pse mban titullin magjistre e së drejtës ndërkombëtare, Ahmed nuk arriti të shpjegojë përmbajtjen dhe bazat juridike të Konventës së Stambollit, një dokument kyç ndërkombëtar për mbrojtjen e grave nga dhuna dhe diskriminimi. Në pyetjen konkrete lidhur me mekanizmat mbrojtës të parashikuar nga kjo konventë, ajo u përgjigj me një pasqyrë historike mbi qytetin e Stambollit dhe periudhën e Ataturkut, duke shmangur thelbin juridik të çështjes.

Sipas ligjit në fuqi, anëtarët e Komisionit për Diskriminim duhet të kenë të paktën shtatë vjet përvojë pune në fushën e të drejtave të njeriut, prej të cilave së paku pesë vjet në fushat e barazisë dhe mosdiskriminimit. Rishikimi i CV-së së Ahmed, e cila është e qasshme publikisht, tregon se ajo nuk posedon përvojë profesionale në këto fusha. Përvoja e saj deri më tani përfshin angazhim në kompani private, punë si asistente universitare dhe mësimdhënëse në shkollë të mesme, me fokus në sigurinë korporative – përvojë që nuk e kualifikon për funksionin në këtë komision.

Ndërkohë, Shpend Ameti është shkarkuar nga posti i drejtorit të Qendrës së Shëndetit Publik në Tetovë. Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë apo nga koalicioni VLEN lidhur me arsyet e shkarkimit, por sipas informatave jozyrtare, vendimi lidhet me përplasje politike brenda degës lokale të Lidhjes Demokratike (LD) në Tetovë.

Burime jozyrtare bëjnë të ditur se Ameti ka refuzuar hapjen e një konkursi për punësime, në të cilin do të favorizohej punësimi i një numri më të madh të maqedonasve në krahasim me shqiptarët.

Vlen të theksohet se gjatë periudhës së tij të shkurtër në krye të institucionit, Shpend Ameti realizoi modernizimin e Qendrës së Shëndetit Publik, duke përmirësuar kushtet infrastrukturore, shërbimet shëndetësore dhe organizimin e stafit, në funksion të një shërbimi më efikas për qytetarët.

Në vend të Shpend Ametit, në krye të Qendrës së Shëndetit Publik në Tetovë është emëruar Shaqir Zulbeari. Gazeta Flaka

188
SONDAZHI

 Si e vlerësoni punën e ministrit Fatmir Limani?

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Janar, 2026 08:35

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
188
SONDAZHI

 Si e vlerësoni punën e ministrit Fatmir Limani?

  • Provimi i jurisprudencës dhe gjuha shqipe – një test për ligjin dhe përgjegjësinë institucionale

<