Policia e Tetovës godet grup kriminal në Bërvenicë

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 28 Janar, 2026 19:03

Policia e Tetovës godet grup kriminal në Bërvenicë

Policia e Tetovës, në kuadër të aktiviteteve për goditjen e grupeve kriminale, ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një aksion në fshatin Bërvenicë, ku ka arrestuar pesë persona të dyshuar për tregti të paligjshme me drogë, armë dhe fajde.

Sipas njoftimit të SPB Tetovë, të arrestuarit janë të moshës 36 deri në 69 vjeç dhe aktualisht po mbahen në stacionin policor të Tetovës. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse penale.

Zëdhënësi i SPB Tetovë, Fatmir Rexhepi, bëri të ditur se gjatë bastisjeve të kryera në shtëpitë e të dyshuarve, hapësirat ndihmëse dhe automjetet e tyre, janë gjetur armë të kalibrit të ndryshëm, sasi e madhe municioni, si dhe para të gatshme.

“Gjatë aksionit janë sekuestruar armë, municion, lëndë narkotike, përfshirë substancë pluhur të bardhë që dyshohet të jetë kokainë, peshore digjitale, fletore me emra të ndryshëm, si dhe shuma të konsiderueshme parash në euro, franga zvicerane dhe denarë”, deklaroi Rexhepi.

Sipas burimeve të Alsat, disa nga personat e arrestuar dyshohet se kanë lidhje me struktura të pushtetit lokal në Bërvenicë, çka pritet të hetohet më tej nga organet kompetente.

Hetimet për rastin vazhdojnë, ndërsa policia paralajmëron se aksione të ngjashme kundër krimit të organizuar do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim.

Flaka

188
SONDAZHI

 Si e vlerësoni punën e ministrit Fatmir Limani?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 28 Janar, 2026 19:03

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
188
SONDAZHI

 Si e vlerësoni punën e ministrit Fatmir Limani?

  • Provimi i jurisprudencës dhe gjuha shqipe – një test për ligjin dhe përgjegjësinë institucionale

<