Sa ujë duhet të pini për një humor të mirë? Shkencëtarët japin përgjigjen
Ekspertët e shëndetit dhe fitnesit këshillojnë vazhdimisht për konsumimin e mjaftueshëm të ujit, duke theksuar se pirja e ujit nuk ndikon vetëm në trupin tuaj, por edhe në gjendjen shpirtërore. Studimet shkencore tregojnë se mungesa e ujit mund të ndikojë në disponimin, kthjellësinë dhe energjinë e përgjithshme.
Një studim i fundit shqyrtoi efektin e ndryshimit të konsumit të ujit mbi humorin e dy grupeve njerëzish. Grupi i parë, që zakonisht pinte shumë ujë, u udhëzua të ulte sasinë e konsumit, dhe rezultatet treguan një rënie të dukshme në kënaqësi, qetësi, emocione pozitive dhe motivim. Grupi i dytë, që zakonisht pinte pak ujë, u udhëzua të rrisë konsumimin, duke përjetuar përmirësim të humorit, kthjellësi më të madhe dhe kualitet më të mirë të gjumit, edhe pse ndjenjat e etjes dhe lodhjes u përjetuan fillimisht.
Mungesa e ujit lidhet gjithashtu me kokëdhimbje, lodhje, vështirësi për t’u përqendruar dhe pagjumësi.
Sipas studimit, për një gjendje shpirtërore të mirë, njerëzit që përjetuan përmirësim të dukshëm pinin rreth 2.5 litra ujë në ditë, ose rreth 10 gota. Ata që konsumonin vetëm rreth 1 litër në ditë, përjetuan një rënie të humorit dhe energjisë.
Është e rëndësishme të kujtojmë se nevoja për ujë ndryshon nga personi në person, dhe një mënyrë e thjeshtë për të përcaktuar sasinë optimale është duke llogaritur peshën trupore dhe aktivitetin fizik.
Flaka


















