Dashuria dhe urrejtja -Lufta dhe paqja
Shkruan: Memedali Jusufi
Lufta dhe paqja na kane mberthyer tashme te gjitheve e sidomos vezhguesit e maredhenieve nderkombetare. A do te shperthej lufta ne Irane, a do te kete perballje te re Iran -Izrael- ShBA.
Shume kushi prej nesh fute imagjinaten historike , duke na cuare ne momentet me mbreslenese te historise . Nder ta do te vocojme “ Luften e Trojes” ku perfshihet edhe nje mit sic eshte Kali i Trojes , Lufta dhe Paqja , romanit fantastik i Leon Tolstoit, Lufta Peloponeze, Epi i Gilgameshit etj
Lufta dhe Paqja”, është një roman me katër vëllime, i botuar në vitin 1869 prej Leon Tolstoit. Në këtë roman flitet për ngjarjet e trazuara në Rusi gjatë luftërave të Napoleonit në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Libri përmbledh një periudhë relativisht të shkurtër – pesëmbëdhjete vjet – por paraqet jetët e karaktereve të ndryshëm nga të gjitha segmentet e shoqërisë me detaje të gjalla dhe të realizuara mirë.
Pershkruesi fenomenal i ngjarjve te shkuara dhe shkrimtari i famshem Mark Tuin, sfiden e Tolstoit e pershkruan keshtu : Tolstoi është ekspert në vizatimin e duhur të skenave dhe të betejave, pasi ai përshkruan ndjenjat personale të qindra karaktereve nga të gjitha shtresat e shoqërisë. Ajo që e bën librin kaq të dashur, është se mes morisë së madhe të personazheve janë edhe tri përshkrime fantastike të princit Andrei, Natashës dhe Pierit, të cilët luftojnë me dashuri dhe përpiqen të gjejnë një mënyrë të duhur për të jetuar.
Sot veshtir te gjejme nje autor te rendesishem qe na e portretizno situaten qe e kalojme te gjithe ne kete krize globale ngjajshem si Tolstoi.
Pjesërisht leksione historie, pjesërisht romancë e mrekullueshme, pjesërisht revizionizëm betejash, dhe pjesërisht leksione filozofie, këtë e karakterizon këte libër të mrekullueshëm.
Romani pasqyron përballjen e një gjenerate me ndryshimin, i cili i bën disa që të luftojnë për të mbrojtur strukturën ekzistuese edhe me jetën e tyre, ndërsa të tjerët e kuptojnë se mënyrat e vjetra po zhduken.
Sipas historisë së Greqisë së lashtë, ishte Kali i Trojës ai që iu dha mundësi grekëve të lodhur nga lufta të hynin në qytetin e Trojës,duke e fituar edhe luftën që mban të njëjtin emër. Legjenda thotë se kali u ndërtua me urdhër të Odiseut, i cili u fsheh brenda strukturës së tij së bashku me disa ushtarë të tjerë për të hapur portat dhe garantuar pushtimin e qytetit.
Ndërtimi i atij objekti gjigant prej druri ishte aq epik në përmasa dhe synime, saqë u përjetësua në veprat klasike. Por a ka ekzistuar vërtet ky objekt? Vitet e fundit, historianët kanë filluar të vënë në dyshim se Kali i Trojës ishte më shumë një mit, i ndërtuar enkas për ta bërë ushtrinë greke të dukej më shumë si një forcë perëndimore dhe më pak si njerëz të thjeshtë që ishin.
Gjatë historisë së luftërave njerëzore, kafshët kanë luajtur ndonjëherë një rol thelbësor, sidomos në beteja të caktuara. Kuajt dhe qentë, mund të jenë të parët që mund tju vijnë në mendje, por a do tiu shkonte menjëherë në mendje se edhe delfinët apo bletët, mund të kenë protagoniste në luftë.Përdorimi i parë i njohur i pëllumbave për të komunikuar me mesazhe, ka ndodhur në shekullin VI Para Erës Sonë, kur mbreti i Persisë, Kiri, thuhej se i përdori pëllumbat për të komunikuar me pjesët më të largëta të perandorisë së tij të mëdha.Pëllumbat duket se kanë një ndjeshmëri të madhe ndaj fushës magnetike të Tokës, dhe kjo i orienton ata me saktësi në rrugën e kthimit në shtëpi. Ata janë të famshëm, pasi është vërtetuar se gjejnë rrugën për në shtëpi edhe kur ndodhen mbi 2900 km larg.Për shkak të kësaj aftësie, me kalimin e viteve oficerët e ushtrive të ndryshme i morën pëllumbat në frontet e betejës, dhe i përdorën ata për ti dërguar mesazhe mbretit apo eprorëve të tyre të komandës. Kështu kur Parisi ishte nën rrethimin e prusianëve në vitet 1870-1871, ushtria franceze dërgoi pëllumba në qytet përmes tullumbaceve me ajër të nxehtë.Më pas qytetarët e bllokuar, i përdorën pëllumbat për të dërguar mesazhe përtej vijave të armikut. Mbi 200.000 pëllumba u përdorën vetëm gjatë Luftës së Parë Botërore, që shënoi edhe kulmin e përdorimit të tyre nëpër beteja.
Nisja e transmetimeve radio, i bëri zogjtë më pak të dobishëm në vijën e parë të frontit, dhe pjesëmarrja e tyre në zonat luftarake nuk ishte më e nevojshme. Ndërkohë historia regjistron përdorimin në beteja edhe të arinjve.Një ari u bë në veçanti i famshëm për shërbimin e tij luftarak. Arushi Vojtek, ishte ende një këlysh në ngjyrë të kafe, kur u adoptua nga trupat polake nga një kompani që merrej me furnizimet. Ariu u rrit prej tyre dhe arriti peshën 400 kg.
Ai u angazhua si ushtar në ushtrinë polake, dhe arriti deri në gradën e kaporalit. Në vitin 1944, ai shkoi në Monte Kazino të Italisë bashkë me kompaninë e tij, ku transportonte kutitë me municione tek burrat gjatë një prej betejave më të përgjakshme të Luftës së Dytë Botërore.
Ju ndoshta keni para nëpër filma përdorimin e elefantëve në luftë. Ata janë përdorur për herë të parë për luftë në Indi, diku rreth shekullit IV Para Krishtit. Ata ishin të frikshëm në betejë, pasi i shkelnin për vdekje me këmbë ushtarët armiq me putrat e tyre të rënda.
Shpesh elefantët ishin të blinduar, për ti mbrojtur ata nga shtizat, shigjetat dhe shpatat e armikut. Nganjëherë në dhëmbë u vendoseshin thumba hekuri. Ushtarët romakë u tmerruan në përballjen e tyre të parë me elefantët e luftës në Indi, edhe pse në fund arritën që ta fitonin betejën.Më vonë gjenerali romak Tiberius Julius Aleksandër i shtoi kafshët në arsenalin e ushtrisë tij. Romakët i përdorën elefantët në betejat që zhvilluan kundër Spanjës dhe Galisë (Francës së sotme). Gjithsesi, përfitimi psikologjik i përdorimit të elefantëve kundër armikut zhbëhej shpesh nga tendenca e tyre për tu trembur, duke shkelur kësisoj shpesh trupat e ushtrisë së tyre.Kur u shpikën topat, ushtritë e ndaluan përdorimin e elefantëve në betejë. Ndërkohë devetë përdoren ende në patrullim në disa nga rajonet më shkretëtinore dhe malore të botës. Ato janë të dobishme për shkak të aftësisë që kanë për të udhëtuar në distanca të gjata, dhe në kushte të vështira, shpesh pa ujë.Përdorimi i parë i regjistruar i deveve në betejë daton në vitin 853 Para Krishtit. Mbreti Gindibu, një udhëheqësi i famshëm arab, përdori mbi 1.000 deve për të luftuar ndaj asirianëve në Betejën e Qarqar, që ndodhet në Sirinë e sotme.
Më së afërmi në kohë, gjatë Luftës së Parë Botërore, devetë u përdorën në Lindjen e Mesme si nga aleatët ashtu edhe nga osmanët. Qentë janë përdorur në luftë të paktën që në vitin 600 Para Krishtit, kur mbretëria e Lidisë, përdori një tufë qensh të stërvitur për të vrarë sa më shumë pushtues.Qentë e trajnuar posaçërisht përdoren edhe sot si lajmëtarë, si gjurmues, skautistë apo si roje. Ata përdoren gjithashtu për të nuhatur bombat, ndërsa trupat amerikane i përdorin ata për këtë qëllim në Irak dhe Afganistan.Kuajt mund të jenë kafsha e përdorur më herët nga të gjithë më luftëra. Ka dëshmi se kuajt janë përdorur nga kalorësit që 5.000 vjet më parë në Azinë Qendrore dhe Evropën Lindore. Në Evropën Lindore, janë zbuluar varre që përmbajnë ushtarë të varrosur bashkë me kalin që kishin përdorur në betejë.Kuajt vazhduan që të përdoren gjatë luftërave, derisa metodat moderne të transportit i bënë ata të panevojshëm për këtë aspekt. Ndërkohë marina amerikane trajnon rregullisht delfinët për t?i ndihmuar gjatë patrullimeve detare. Ndjenja e ekolokimit që kanë delfinët, u jep atyre mundësinë që të gjejnë nën ujë objekte, që njerëzit nuk munden ti identifikojnë.Ato janë përdorur për pastrimin e minave në portin e Umm Qasr gjatë Luftës së Gjirit Persik. Nëpër beteja janë përdorur edhe bletët. Në të kaluarën, disa ushtri katapultuan koshere bletësh mbi muret rrethuese të kështjellave apo qyteteve, për të krijuar kaos midis njerëzve të strehuar brenda. Qyteti i Temiskirës u mbrojt me sukses kundër një sulmi të ushtrisë romake, duke lëshuar bletët në tunelet që po gërmonin romakët nën muret e qytetit të tyre.


















