Fetai: Hetimet financiare nuk janë slogan – mbi 45 milionë denarë të konfiskuara në vitin 2025

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Shkurt, 2026 15:34

Fetai: Hetimet financiare nuk janë slogan – mbi 45 milionë denarë të konfiskuara në vitin 2025

Sot u mbajt mbledhja e parë konstituive e Këshillit Nacional për Hetime Financiare dhe Konfiskim të Pasurisë, me ç’rast zyrtarisht filloi punën organi më i lartë koordinues përgjegjës për monitorimin dhe avancimin e institucioneve që zbatojnë hetimet financiare dhe konfiskimin e pasurisë.

Me Këshillin kryesoi Zëvendëskryeministri i Qeverisë i ngarkuar për politikat e qeverisjes së mirë, Arben Fetai, ndërsa në mbledhje morën pjesë Kryeministri i Qeverisë, ministri i Punëve të Brendshme, përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, sektorit civil, si dhe anëtarët e Këshillit.

Formimi dhe konstituimi i këtij Këshilli është pjesë e Strategjisë Nacionale për forcimin e kapaciteteve për hetime financiare dhe konfiskim të pasurisë 2025–2028 dhe Planit të Veprimit 2025–2026, të iniciuara dhe të koordinuara nga zëvendëskryeministri Fetai, me synim forcimin e koordinimit institucional dhe sigurimin e mbështetjes së vazhdueshme politike.

Gjatë mbledhjes u shqyrtua Raporti i parë vjetor për vitin 2025, i cili evidenton rezultate konkrete dhe të matshme. Vetëm gjatë vitit 2025 janë realizuar mbi 45 milionë denarë të ardhura direkte në buxhetin e shtetit, si dhe janë regjistruar raste konkrete të përdorimit shoqëror të pasurisë së konfiskuar, me përfitim të drejtpërdrejtë për qytetarët.

“Konfiskimi i pasurisë së paligjshme nuk është slogan, por proces që po jep rezultate reale dhe të matshme. Hetimi financiar është gur-themel i sundimit të ligjit dhe i qeverisjes efektive,” theksoi zëvendëskryeministri Arben Fetai.

Raporti tregon gjithashtu rritje të ndjeshme të vlerës së pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, krahasuar me vitet e mëparshme, duke dëshmuar ndërtimin e një bilanci të qëndrueshëm të bazuar në rezultate konkrete.

“Ndërtimi i kapaciteteve për hetime financiare është maratonë, jo sprint. Kërkon përkushtim afatgjatë, por sot kemi dëshmi se ky proces po funksionon,” shtoi Fetai.

Në këtë kontekst, u theksua se këto rezultate janë thelbësore për rrugëtimin evropian të shtetit, pasi konfiskimi efektiv i pasurisë së paligjshme përbën një nga kushtet kyçe të Bashkimit Evropian në fushën e sundimit të ligjit.

Zv.ministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, vlerësoi se emërimi i Arben Fetait si shqiptari i parë në krye të këtij Këshilli përfaqëson moment domethënës institucional.

“Ky është sinjal i qartë për një qasje të re, të bazuar në llogaridhënie dhe profesionalizëm. Përkushtimi ndaj drejtësisë dhe transparencës po dëshmohet se ia vlen,” deklaroi Hoxha.

Zv.drejtori i Doganave të RMV-së, Mustafa Dauti, theksoi se koalicioni VLEN, pas 16 muajsh pune dhe sakrifice, po vendos standarde të reja.

“Sot kjo dëshmohet me vepra konkrete. Institucionet po funksionojnë me integritet dhe transparencë,” u shpreh Dauti.

Ndërkaq, Latif Arifi, koordinator nacional në Qeverinë e RMV-së, deklaroi se udhëheqja e Fetait në këtë Këshill dërgon mesazh të qartë politik dhe institucional.

“Lufta kundër korrupsionit nuk është ceremoniale, por goditje direkte ndaj pasurisë dhe rrënjëve të tij. Ky është çarje serioze në një sistem që për vite ka mbrojtur të paprekshmit,” theksoi Arifi.

Në përmbyllje, u potencua se Këshilli Nacional do të ketë rol aktiv në monitorimin dhe vlerësimin e zbatimit të Strategjisë dhe Planit të Veprimit, duke propozuar masa konkrete për Qeverinë, me fokus në rezultate, përgjegjësi dhe koordinim të detyrueshëm ndërinstitucional. Gazeta Flaka

188
SONDAZHI

 Si e vlerësoni punën e ministrit Fatmir Limani?

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Shkurt, 2026 15:34

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
188
SONDAZHI

 Si e vlerësoni punën e ministrit Fatmir Limani?

  • Provimi i jurisprudencës dhe gjuha shqipe – një test për ligjin dhe përgjegjësinë institucionale

<