BDI-Çair: Asgjë nga premtimet e Izet Mexhitit për sportistët dhe klubet sportive | VIDEO

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Shkurt, 2026 11:38 Përditësuar

BDI-Çair: Asgjë nga premtimet e Izet Mexhitit për sportistët dhe klubet sportive | VIDEO

BDI-Çair: Konferenca për shtyp – teksti integral:

Të nderuar përfaqësues të mediave,
të dashur qytetarë të Çairit,

Sot jemi këtu për të ngritur zërin për një çështje që prek drejtpërdrejt sportistët, të rinjtë dhe qytetarët e Komunës së Çairit: premtimet e parealizuara të kryetarit të komunës.

Gjatë fushatës zgjedhore, kryetari i Komunës së Çairit u premtoi sportistëve dhe qytetarëve projekte madhore, të cilat u përfshinë edhe në programin zyrtar të tij. Ndër më të rëndësishmet ishin:

• Ndërtimi i sallës sportive “Çair”, me kapacitet prej 3.000 ulësesh, e pajisur sipas standardeve për gara ndërkombëtare;
• Ndërtimi i tre fushave multifunksionale në Tophanën e Vjetër, Sahat Kullë dhe Gazi Babë;
• Ndërtimi i tre pishinave publike, si investim për sportin, shëndetin dhe rekreacionin e qytetarëve.

Në vend të kësaj kemi vetëm larje parash duke orientuar buxhetin në një klub, i cili pronari i saj është financues i koalicionit VLEN.

Ndërsa sipas planit financiar të vitit 2026, Komuna e Çairit nuk ka asnjë fond të planifikuar për asnjë nga këto projekte madhore. Nuk ka projekt teknik, leje ndërtimi dhe asnjë buxhet të miratuar për sallën sportive, fushat multifunksionale dhe pishinat.

Sportistët e Çairit vazhdojnë të stërviten në kushte të mjerueshme, klubet sportive mbijetojnë pa infrastrukturë minimale, ndërsa të rinjtë po humbin hapësirat që u takojnë për zhvillim të shëndetshëm dhe perspektivë sportive.

Ne pyesim publikisht kryetarin e komunës:

• Ku janë këto projekte sot?
• Ku përfunduan premtimet e dhëna para sportistëve dhe qytetarëve?
• A ishte programi zgjedhor vetëm një mjet për të marrë vota?

Çairi nuk ka nevojë për broshura dhe slogane, por për punë konkrete, transparencë dhe përgjegjësi politike.

Ne kërkojmë:

  1. Sqarim publik dhe zyrtar për mosrealizimin e këtyre projekteve;
  2. Afate konkrete dhe plan të qartë për ndërtimin e infrastrukturës sportive;
  3. Llogaridhënie ndaj sportistëve dhe qytetarëve që u mashtruan me premtime.

Mjaft me makete, mjaft me vizatime 3D! Çairi ka nevojë për realitet, jo për imagjinatë! Çairi meriton më shumë. Sportistët meritojnë dinjitet. Qytetarët meritojnë të vërtetën.

Faleminderit.

655
SONDAZHI

Si e vlerësoni misionin e Ambasadorit shqiptar, Denion Meidani?

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Shkurt, 2026 11:38 Përditësuar

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.

Zelensky: Ukraina nuk po humb, paqja duhet të jetë e drejtë dhe e qëndrueshme

“Dushi në errësirë”, trendi i ri që premton gjumë më të mirë

Mot i paqëndrueshëm me reshje shiu, fundjava sjell stuhi lokale dhe rënie temperaturash

Fazliu: Brenda VLEN-it ka debat e mospajtime, por nuk ka krizë

”Vlon” të VLEN-i – Bekim Fazliu: Në Likovë jam më i fort se Mexhiti, Fetai, Kasami, Sali dhe Qoku

Arrestimi i gazetarit shqiptar, një shembull i mirë për gazetarët e korruptuar

Se çka ndodhi në Kuvend, tregojnë nga Lëvizja Besa

Al-Khelaifi lavdëron Florentino Perezin: “Lideri më i madh i futbollit europian”

FIFA bën goditjen e madhe: Athletic Club nuk mund të regjistrojë lojtarë të rinj për 3 merkato radhazi

Dhimbje fyti: Si ta lehtësoni dhe parandaloni përkeqësimin

Gjumi: Sa është i rëndësishëm dhe çfarë ndodh kur mungon ose tepron

WhatsApp akuzon Rusinë për përpjekje bllokimi të shërbimit

Tesla do të nisë këtë vit prodhimin masiv të kamionit elektrik Semi

Pakistani lanson satelitin e dytë vendas EO-2 nga Kina

Vendim zyrtar: Endrick pezullohet vetëm për një ndeshje

AC Milan interesohet për Gerard Martín, Barcelona mund të pranojë ofertë prej 30 milionë eurosh

Musk paralajmëron për kolaps financiar të SHBA-së: “Pa inteligjencë artificiale, jemi të mbaruar”

Trump urdhëron Pentagonin të furnizohet me energji nga qymyri, në mbështetje të industrisë

Senati i Meksikës miraton reduktimin e javës së punës në 40 orë

Kina teston me sukses raketën Long March-10 dhe anijen kozmike Mengzhou, hap i madh drejt misionit në Hënë

655
SONDAZHI

Si e vlerësoni misionin e Ambasadorit shqiptar, Denion Meidani?

  • Provimi i jurisprudencës dhe gjuha shqipe – një test për ligjin dhe përgjegjësinë institucionale

<