Çfarë ndodh me trupin tuaj kur hiqni kafenë nga dieta?
Reduktimi ose eliminimi total i kafesë mund të sjellë disa efekte të menjëhershme dhe të dukshme në trup:
1. Humbje peshe, por jo gjithmonë – Studime nga Universiteti Duke tregojnë se konsumi ditor i kafesë, çajit ose pijeve të gazuara rrit sasinë e sheqerit në dietë, duke rritur rrezikun e obezitetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Eliminimi i kafesë mund të kurseni qindra kalori, por mungesa e saj mund të shkaktojë dëshira të papritura për ushqim.
2. Përmirësimi i gjumit – Abstinenca e kafesë ndihmon në pushimin më të mirë natën, sidomos nëse keni pirë kafe pasdite ose mbrëmje.
3. Dhimbje koke të përkohshme – Trupi duhet të përshtatet me mungesën e stimuluesve, gjë që mund të shkaktojë dhimbje koke. Reduktimi gradual mund të ndihmojë.
4. Ndryshime të përkohshme të humorit dhe energjisë – Ankthi, marramendja, nervozizmi apo humor i keq mund të shfaqen për disa ditë ose javë, por janë të përkohshme.
5. Buzëqeshje më e bukur – Eliminimi i kafesë ndihmon në ruajtjen e smaltit të dhëmbëve dhe parandalon njollosjen e tyre.
6. Mungesa e antioksidantëve – Kafeja është burim i madh antioksidantësh, por ato mund të zëvendësohen me çaj, fruta dhe perime.
7. Vështirësi për t’u përqendruar – Lodhja dhe nervoziteti janë normale në fillim. Disa këshilla praktike, si çamçakëzi me shije menteje, mund të përmirësojnë fokusin.
8. Mund të shkaktojë kapsllëk – Kafeina stimulon zorrët, prandaj mungesa e saj mund të ndikojë në tretje. Alternativat janë fibrat, uji dhe aktiviteti fizik.
9. Relaksim dhe qetësi – Pa kafeinë, niveli i adrenalinës bie, duke reduktuar stresin dhe duke sjellë një mënyrë jetese më të qetë.
Ekspertët këshillojnë që eliminimi i kafesë të bëhet gradualisht dhe të zëvendësohet me alternativa të shëndetshme për të shmangur efektet anësore të menjëhershme.
Flaka


















