Qeveria i pranon kërkesat për rritjen e rrogave, thonë sindikalistët

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Shkurt, 2026 17:59

Qeveria i pranon kërkesat për rritjen e rrogave, thonë sindikalistët

Takimi mes përfaqësuesve të Qeverisë dhe Sindikatës së AOGJSH-së nuk u zhvillua në orën 16:45, siç ishte paralajmëruar fillimisht, por u mbajt në orët e paradites. Nga Sindikata bëjnë të ditur se në këtë takim Qeveria ka pranuar një pjesë të kërkesave të tyre, të shprehura gjatë protestave të vitit të kaluar, që kanë të bëjnë me rritjen e pagave përmes shtesave të siguruara me marrëveshje kolektive individuale në administratë dhe në gjyqësor.

Sipas AOGJSH-së, rritja e pagave për të punësuarit në këta sektorë do të jetë më e lartë sesa rritja e paraparë me Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive për sektorin publik, duke u konsideruar si e drejtë më e favorshme për punëtorët. Ata sqarojnë gjithashtu se paga minimale mbetet komponentë bazë në përllogaritjen e pagave.

Nga Sindikata paralajmëruan se sot në orën 15:30 do të mblidhen organet dhe trupat e saj, me qëllim informimin e anëtarësisë për situatën e re dhe hapat e mëtejmë. Po ashtu, ata theksojnë se përpjekjet për rritjen e pagës minimale për të gjithë punëtorët do të vazhdojnë deri në realizimin e saj, çka do të ndikojë drejtpërdrejt edhe në rritjen e pagave të atyre që e kanë pagën minimale si bazë.

Kryetari i Sindikatës së AOGJSH-së, Tërpe Deanovski, deklaroi se Qeveria ka pranuar pjesërisht kërkesat e sindikatës për shtesat në pagë.
“Jam i kënaqur që u pranua kërkesa e AOGJSH-së, edhe pse jo në tërësi. Qeveria pranoi t’i paguajë shtesat për punonjësit e administratës dhe të gjyqësorit. Ashtu siç paralajmëruam vitin e kaluar, kjo do të realizohet në disa vite, konkretisht në tre këste nga 8 për qind, edhe pse kërkesa jonë ishte 10 për qind,” tha Deanovski.

Ai shtoi se pagesa e shtesave do të nisë nga muaji mars, ndërsa për realizimin e kësaj të drejte, institucionet e administratës dhe të gjyqësorit, përfshirë gjykatat dhe prokuroritë, do të duhet të lidhin marrëveshje kolektive individuale. Gazeta Flaka

279
SONDAZHI

Intervenimi ushtarak i SHBA-ve dhe Izraelit në Iran është në favor të popullatës iraniane, apo jo?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Shkurt, 2026 17:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
279
SONDAZHI

Intervenimi ushtarak i SHBA-ve dhe Izraelit në Iran është në favor të popullatës iraniane, apo jo?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?