Sondazhi në Flaka: Mbi 90% e qytetarëve thonë se rroga minimale nuk mjafton për shpenzimet mujore

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Shkurt, 2026 09:42

Sondazhi në Flaka: Mbi 90% e qytetarëve thonë se rroga minimale nuk mjafton për shpenzimet mujore

Sondazhi i fundit i realizuar nga Gazeta Flaka, në kuadër të rubrikës VOX, ka nxjerrë në pah shqetësimin e thellë të qytetarëve lidhur me koston e jetesës dhe pamundësinë për të përballuar shpenzimet mujore me rrogën minimale.

Pyetja e sondazhit ishte:
“A mundet një familje me rrogë minimale prej 24.379 denarësh t’i mbulojë shpenzimet mujore?”

Në këtë sondazh kanë marrë pjesë gjithsej 115 vizitorë, ndërsa rezultatet janë domethënëse:

  • Jo – 104 vota (90%)
  • Po – 11 vota (10%)

Rezultatet tregojnë qartë se shumica dërrmuese e qytetarëve vlerësojnë se paga minimale aktuale është larg realitetit ekonomik dhe nuk mbulon as shpenzimet bazë mujore të një familjeje mesatare.

Ky perceptim vjen në një kohë të rritjes së çmimeve të ushqimeve, energjisë elektrike, qirave dhe shërbimeve themelore, duke e bërë jetesën gjithnjë e më të vështirë për shtresat me të ardhura të ulëta.

Ndërkohë, Flaka ka hapur edhe pyetjen e radhës të sondazhit, ku qytetarët ftohen të shprehin mendimin e tyre për politikat e fundit në komunikacion:

“Ligji i ri në trafik – ligj për rend dhe disiplinë apo për zhvatjen e qytetarëve?”

Sondazhi është i hapur dhe qytetarët mund të votojnë drejtpërdrejt në portalin e Flakës, duke dhënë zërin e tyre për çështje që prekin drejtpërdrejt jetën e përditshme. Gazeta Flaka

279
SONDAZHI

Intervenimi ushtarak i SHBA-ve dhe Izraelit në Iran është në favor të popullatës iraniane, apo jo?

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Shkurt, 2026 09:42
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
279
SONDAZHI

Intervenimi ushtarak i SHBA-ve dhe Izraelit në Iran është në favor të popullatës iraniane, apo jo?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?