Nafie Selmani: Ambasadori Meidani, një dritë shprese në zymtësinë politike

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Shkurt, 2026 17:39

Nafie Selmani: Ambasadori Meidani, një dritë shprese në zymtësinë politike

Atë që pushtetarët e VLEN-it nuk guxuan, nuk deshën ose nuk dinin ta bëjnë dje, e bëri ambasadori Denion Meidani.

Që në fillim të mandatit të tij, Meidani u angazhua hapur për mirëqenien politike dhe institucionale të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Ai ka marrë rol aktiv në raste konkrete, si fëmijët e Nerashtit, çështja e Bibliotekës në Manastir, dhe problematika të tjera që prekin drejtpërdrejt dinjitetin dhe të drejtat e shqiptarëve.

“Dje, ai ia dha vulën këtij angazhimi dinjitoz duke u rreshtuar hapur dhe pa ekuivok në krah të studentëve të Tetovës, në mbështetje të së drejtës së tyre të padiskutueshme që provimi i jurisprudencës të mbahet në gjuhën shqipe. Meidani foli shqip, qartë dhe publikisht, duke artikuluar dhe përkrahur një kërkesë që buron nga Kushtetuta, nga ligji dhe nga parimet elementare të barazisë,” shkruan Selmani.

Në anën tjetër, përfaqësuesit politikë të VLEN-it zgjodhën heshtjen aty ku duhej të tregonin zë, guxim dhe përgjegjësi institucionale.

Më keq, sipas Selmanit, një eksponent i VLEN-it, ish-kryetar i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, për dështimin dyvjeçar si qeveritarë dhe për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe për studentët shqiptarë, e gjeti fajin te BDI. “Vreri për dështimin e tyre e paska zbrazur në Facebook, në hapësirën që u takon qytetarëve, jo pushtetarëve. Kjo më po i kalon të gjitha vijat e mirëkuptimit,” thekson Selmani.

Ajo shton:
“Zeqirija, ti dhe shokët tuaj erdhët në pushtet me premtimin për ndryshim. Ne ju besuam. Ne ju votuam pikërisht mbi këtë premtim. Mos e relativizoni përgjegjësinë tuaj duke ia adresuar dështimet dikujt tjetër. Nëse nuk keni guxim të flisni me gjuhën e studentëve aty ku merret vendimi, atëherë mos u përpiqni të mbuloni dështimin tuaj me statuse në Facebook dhe akuza të përsëritura si papagaj, ‘BDI, BDI, BDI’… Të paktën, heshtni. Heshtni se e latë namin. Na keni bërë të pendohemi deri në fund të botës që ju besuam, ju votuam dhe shpresuam se do jeni ndryshe e do ta mbani premtimin për ndryshim, dhe nuk do jeni një kopje shumë më e keqe e të kaluarës. Heshtni, në paçi pak rahmet, se na çmendët!”

11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Shkurt, 2026 17:39
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?