Mbroni sytë tuaj: 5 ushqimet që ndihmojnë shikimin
Shumë prej nesh e dinë se karotat janë të mira për sytë, por dieta e shëndetshme për shikimin shkon përtej beta-karotenit. Ekspertët rekomandojnë një kombinim vitaminash dhe mineralesh që ndihmojnë retinën dhe pjesët e tjera të syrit të funksionojnë siç duhet.
Sipas ATSH, këto janë 5 ushqimet që duhet të konsumoni për të ruajtur shikimin:
- Jeshillëqet – Perimet e gjelbërta përmbajnë luteinë dhe zeaksantinë, antioksidues që ulin rrezikun e degjenerimit makular dhe katarakteve.
- Vezët – E verdha e vezës është burim kryesor i luteinës, zeaksanthinës dhe zinkut, të cilat ndihmojnë në mbrojtjen e shikimit.
- Qitrot dhe manaferrat – Burim i shkëlqyer i vitaminës C, që mund të ulë rrezikun e kataraktit dhe degjenerimit makular.
- Bajamet – Të pasura me vitaminë E, e cila ngadalëson degjenerimin makular. Një grusht bajamesh siguron gjysmën e dozës së rekomanduar ditore.
- Peshku i yndyrshëm – Salmoni, tuna, skumbri dhe trofta përmbajnë DHA, një acid yndyror thelbësor për retinën; mungesa e tij lidhet me sindromën e syrit të thatë.
Një dietë e pasur me këto ushqime mund të ndihmojë në ruajtjen e shikimit dhe të zvogëlojë problemet okulistike në të ardhmen.
Flaka
















