Nëna e Heroit Afrim Zhitia nderohet nga Konsullata e Kosovës në Cyrih

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Shkurt, 2026 09:14 Përditësuar

Nëna e Heroit Afrim Zhitia nderohet nga Konsullata e Kosovës në Cyrih

Nëna Qamile Zhitia, Nëna e Heroit të Kombit Afrim Zhitia.

Kudo që shkon Nëna, çdo institucion që viziton – kombëtar e shtetëror, politik, diplomatik, ushtarak, policor – në Kosovë, në Shqipëri, në Maqedoninë e Veriut dhe kudo ku drejtojnë shqiptarët, ajo është pritur, pritet dhe duhet të pritet edhe në të ardhmen me nderime të larta kombëtare e shtetërore, ushtarake e policore, politike e patriotike.

Nëna Qamile Zhitia qëndron në kolonën e pathyeshme të Nënave të Mëdha të Kombit, aty ku shekujt nuk fshijnë emra dhe historia i ruan në kujtesën e saj të përjetshme.

Për Nënën Qamile kemi thënë edhe herëve të kaluara dhe do ta përsërisim gjithmonë: ajo qëndron përkrah Nënave të mëdha të kombit, që nga Nëna Vojsavë e Skënderbeut e deri te Nënat e tjera të mëdha, si betim i përjetshëm.

Nëna Qamile Zhitia është Nënë legjendë, është Nënë monument. Është Nënë që e ktheu dhimbjen në forcë dhe forcën në nderim të flamurit të Kombit – flamurin që ia qendisi djalit të saj në gjoks, tash Hero i Kombit Afrim Zhitia; flamur në të cilin u betua djali i saj dhe me të cilin u mbështoll kur u mbulua me dheun e Atdheut.

Kjo Nënë e madhe i dha kombit tonë një bir që u bë epokë: Heroin e Kombit Afrim Zhitia, luftëtarin që ra me armë në dorë dhe me emrin e Atdheut në gojë, por që nuk u mposht kurrë, sepse ishte lindur nga një Nënë që nuk dinte të thyhej, të mposhtej apo të dorëzohej.

Nëpër shekuj, kombi ynë ka mbijetuar falë shpirtit të Nënave të mëdha e heroinave, sepse ato lindën trimërinë dhe e rritën me dinjitet.

Në panteonin e pavdekshëm të Nënave të Kombit, emri i Nënës Qamile Zhitia qëndron i gdhendur në gurin e përjetësisë, sepse luftës për liri dhe çlirim të Kosovës nga Serbia pushtuese ia dha njërin prej udhëheqësve më të mëdhenj – Heroin e Kombit Afrim Zhitia.

Me pritjen e Nënës Qamile, Konsulli i Kosovës në Cyrih ka ngritur lart dinjitetin e shtetit të Kosovës, ka nderuar historinë kombëtare dhe Lëvizjen Popullore të Kosovës, të cilës i ka prirë Heroi i Kombit Afrim Zhitia, duke dëshmuar fisnikëri personale dhe përgjegjësi shtetërore.

Duke e pritur dhe nderuar Nënën e Heroit të Kombit, Konsulli i Kosovës ka nderuar jo vetëm një figurë madhore të Nënës shqiptare, por edhe vetë shtetin e Kosovës dhe rolin e tij si përfaqësues shtetëror.

Ismet Sylejmani

Prishtinë, 8 shkurt 2026

11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Shkurt, 2026 09:14 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?