9 shkurt 1908 – një datë kyçe në jetën dhe veprimtarinë e Fan Nolit

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 9 Shkurt, 2026 20:35

9 shkurt 1908 – një datë kyçe në jetën dhe veprimtarinë e Fan Nolit

9 shkurti i vitit 1908 shënon një moment të rëndësishëm në jetën e Fan Stilian Nolit, një prej figurave më të shquara të historisë shqiptare. Pikërisht në këtë datë, Noli nisi ngjitjen në hierarkinë klerikale të Kishës Ortodokse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një hap që do të shënonte fillimin e një epoke të re për kishën dhe kulturën shqiptare në diasporë.

Më 9 shkurt 1908, Fan Noli u dorëzua dhjak, ndërsa në mars të po atij viti u shugurua prift ortodoks nga kryeprifti ortodoks i Nju Jorkut. Vetëm disa ditë më pas, ai mbajti për herë të parë liturgji në gjuhën shqipe në Boston, duke hedhur themelet e një kishe kombëtare shqiptare në Amerikë.

Veprimtaria e tij kulmoi në korrik të vitit 1919, kur u zgjodh Peshkop i Kishës Ortodokse Shqiptare në SHBA. Përpjekjet shumëvjeçare të Nolit për krijimin e një kishe shqiptare të pavarur u kurorëzuan në vitin 1937, kur Patriarkana e Stambollit njohu zyrtarisht Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare.

Fan Stilian Noli (6 janar 1882 – 13 mars 1965) ishte një personalitet shumëdimensional: burrë shteti, atdhetar demokrat, klerik i lartë, poet, përkthyes, publicist, dijetar, historian dhe muzikolog. Ai lindi në Ibrik Tepe të Edrenesë (sot në Turqi), ku përfundoi edhe shkollën e mesme.

Në vitin 1904 u vendos në Egjipt, ku punoi si mësues dhe u lidh me patriotë të shquar të kolonisë shqiptare. Gjatë kësaj periudhe, përktheu në greqisht veprën e Sami Frashërit “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”. Pas emigrimit në Shtetet e Bashkuara më 1907, themeloi shoqërinë “Besa-Besë” në Boston.

Nga viti 1909 deri më 1911 botoi gazetën “Dielli” dhe, së bashku me Faik Konicën, themeloi në vitin 1912 Federatën Panshqiptare “Vatra” të Amerikës. Në vitin 1912 përfundoi studimet e larta në Fakultetin e Filozofisë të Universitetit të Harvardit, ndërsa më 1938 përfundoi studimet në Konservatorin e Muzikës së Bostonit.

Në vitin 1920, Fan Noli u zgjodh kryetar i delegacionit shqiptar në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë, duke luajtur rol kyç në njohjen ndërkombëtare të Shqipërisë. Një vit më pas botoi veprën monumentale “Historia e Skënderbeut”. Në qershor të vitit 1924, ai u vu në krye të Lëvizjes së Qershorit dhe u bë kryeministër i qeverisë demokratike shqiptare për një periudhë gjashtëmujore.

Përveç veprimtarisë politike dhe shtetërore, Fan Noli dha një kontribut të jashtëzakonshëm në letërsi, kulturë dhe muzikë, duke përkthyer kryevepra botërore si tragjeditë e Shekspirit, “Rubairat” e Omar Khajamit dhe romanin “Don Kishoti” të Servantesit.

Fan Noli u nda nga jeta më 13 mars 1965 në Fort Lauderdale, Florida, duke lënë pas një trashëgimi të pashlyeshme në historinë dhe kulturën shqiptare.

Flaka

279
SONDAZHI

Intervenimi ushtarak i SHBA-ve dhe Izraelit në Iran është në favor të popullatës iraniane, apo jo?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 9 Shkurt, 2026 20:35
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
279
SONDAZHI

Intervenimi ushtarak i SHBA-ve dhe Izraelit në Iran është në favor të popullatës iraniane, apo jo?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?