Ardian Stafaj: Ndryshimet ligjore rrezikojnë autonominë universitare

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Shkurt, 2026 22:28

Ardian Stafaj: Ndryshimet ligjore rrezikojnë autonominë universitare

Ndryshimet e propozuara në Ligjin për Arsimin e Lartë kanë shkaktuar reagime të ashpra nga stafi i ri akademik në universitetet publike, të cilët paralajmërojnë se këto ndërhyrje prodhojnë pasiguri, pabarazi dhe mbyllin perspektivën për gjeneratat e reja akademike.

Profesori Ardian Stafaj nga Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup thekson se propozim-ndryshimet nuk e përfaqësojnë interesin e stafit të ri akademik dhe janë hartuar pa transparencë dhe pa parimin e meritokracisë.

“Si staf i ri akademik, shprehim pakënaqësi të hapur ndaj një ligji që prodhon pasiguri, pabarazi dhe që mbyll dyert për gjeneratat e reja akademike. Pa transparencë, pa meritokraci dhe pa perspektivë, një sistem i tillë nuk mund të quhet reformë”, deklaron Stafaj.

Sipas tij, ligji favorizon struktura të vjetruara dhe hesht zërin e stafit të ri, duke e përjashtuar atë nga proceset vendimmarrëse që lidhen drejtpërdrejt me të ardhmen e arsimit të lartë.

“Është e papranueshme që arsimi i lartë të ndërtohet duke i përjashtuar ata që sot dhe nesër e mbajnë gjallë shoqërinë. Heshtja nuk është më opsion”, thekson profesori Stafaj.

Ai vë në pah se autonomia universitare është kategori kushtetuese dhe pjesë e rendit juridiko-politik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila nuk duhet të negociohet apo relativizohet për interesa politike afatshkurtra.

“Autonomia universitare duhet mbrojtur dhe forcuar. Ajo nuk është privilegj, por parakusht për arsim të lirë, cilësor dhe kritik”, shprehet Stafaj.

Sipas tij, ndërhyrjet politike, vendimmarrja e centralizuar dhe kufizimi i kompetencave institucionale po e zbrazin autonominë universitare nga përmbajtja e saj reale.

“Pa autonomi reale nuk ka liri akademike. Pa liri akademike nuk ka cilësi, kërkim shkencor dhe zhvillim shoqëror. Universitetet nuk mund të funksionojnë si zgjatime administrative të pushtetit, por duhet të jenë hapësira të dijes, debatit dhe mendimit kritik”, përfundon profesori Ardian Stafaj.

Reagimi i stafit të ri akademik vjen në një moment kur ndryshimet ligjore po prezantohen si reforma, por sipas kritikëve, ato rrezikojnë të dëmtojnë themelet e arsimit të lartë dhe misionin e universiteteve publike në vend. Gazeta Flaka

311
SONDAZHI

Intervenimi ushtarak i SHBA-ve dhe Izraelit në Iran është në favor të popullatës iraniane, apo jo?

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Shkurt, 2026 22:28
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
311
SONDAZHI

Intervenimi ushtarak i SHBA-ve dhe Izraelit në Iran është në favor të popullatës iraniane, apo jo?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?