Editoriali i FLAKA-s mbi Denion Meidanin ripublikohet në mediat më prestigjioze të Shqipërisë

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Shkurt, 2026 14:11 Përditësuar

Editoriali i FLAKA-s mbi Denion Meidanin ripublikohet në mediat më prestigjioze të Shqipërisë

Editoriali i sotëm i portalit Flaka, i fokusuar te veprimi diplomatik i ambasadorit shqiptar në Shkup, Denion Meidani, u ribotua nga disa prej mediave më të njohura në Shqipëri, përfshirë Top Channel, Panorama dhe BalkanWeb.

Në editorial, Flaka nxori në pah rolin e ambasadorit Meidani në mbrojtjen e të drejtave të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se qëndrimi i tij i guximshëm dhe i bazuar në ligj ka detyruar institucionet të respektojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe.

“Siç e thekson media e Maqedonisë së Veriut, Flaka,  rruga e Meidanit nuk nis në sallonet e diplomacisë, por te shkolla shqipe në Nerovë të Velesit – aty ku gjuha nuk ishte privilegj, por betejë. Dhe pikërisht për këtë arsye, përplasja e fundit rreth provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe nuk ishte thjesht një debat teknik ligjor. Ishte vazhdimësi logjike e një misioni personal dhe shtetëror”, raporton Top Channel.

Redaksia e Flaka thekson se publikimi dhe ripublikimi i këtij editoriali nuk është vetëm një njohje për punën e ambasadorit, por edhe një vlerësim i qartë për gazetarinë e guximshme dhe të fokusuar te interesat kombëtare.

Siç theksohet edhe në editorial: “Heshtja është dorëzim. Diplomacia duhet të jetë e qartë, e guximshme dhe efektive.”

Kjo shpërndarje tregon se Flaka po bëhet referencë edhe jashtë kufijve, duke fuqizuar rolin e saj si portal që ndjek dhe dokumenton çështjet me rëndësi për shqiptarët në rajon. Gazeta Flaka

274
SONDAZHI

Intervenimi ushtarak i SHBA-ve dhe Izraelit në Iran është në favor të popullatës iraniane, apo jo?

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Shkurt, 2026 14:11 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
274
SONDAZHI

Intervenimi ushtarak i SHBA-ve dhe Izraelit në Iran është në favor të popullatës iraniane, apo jo?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?