Policia e Gostivarit ka arrestuar një person të dyshuar për posedim të lëndëve narkotike, pas një aksioni të zhvilluar të dielën pasdite.
Më 9 shkurt 2026, rreth orës 15:30, në rrugën “Shumatovska” në Gostivar, nëpunës policorë të NJPB Gostivar kanë privuar nga liria J.D. (69), banor i Gostivarit. Gjatë kontrollit personal dhe kontrollit të automjetit të tij të tipit “Volkswagen Passat” me targa të Gostivarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar tre pako me substancë pluhurore ngjyrë kafe, e dyshuar si narkotik.
Pas kësaj, me urdhër të gjykatës kompetente, është realizuar bastisje në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar edhe tre qese të tjera me të njëjtën substancë.
I arrestuari është ndaluar në stacionin policor të Gostivarit, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal përkatës. Gazeta Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
10 Shkurt, 2026 13:27
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.