Si eliminimi i sheqerit përmirëson trurin, trupin dhe humorin

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 10 Shkurt, 2026 22:47

Si eliminimi i sheqerit përmirëson trurin, trupin dhe humorin

Eliminimi i sheqerit nga dieta nuk është vetëm çështje humbjeje peshe, por një hap i rëndësishëm për shëndetin e përgjithshëm. Sheqeri i tepërt mund të shkaktojë varësi, ndikon në lëkurë, oreks, energji dhe humor, dhe është i lidhur me sëmundje kronike.

Ja disa përfitime kryesore të një jete pa sheqer:

  • Përmirëson lëkurën: Konsumi i sheqerit dëmton kolagjenin dhe shkakton rrudha, lëkurë të thatë dhe të zbehtë. Pas disa ditësh pa sheqer, lëkura bëhet më e hidratuar, më e gjallë dhe rrathët e syve reduktohen.
  • Humbje peshe: Sheqeri pengon hormonet që kontrollojnë ngopjen, duke çuar në mbingrënie. Zvogëlimi i tij ndihmon trupin të rregullojë oreksin dhe të djegë yndyrën e tepërt.
  • Funksionet e trurit: Ulja e sheqerit ndihmon në stabilizimin e nivelit të energjisë dhe përmirëson kujtesën, duke zvogëluar lodhjen dhe përgjumjen.
  • Gjendja shpirtërore: Konsumi i tepërt i sheqerit lidhet me depresion dhe ankth. Reduktimi i tij përmirëson humorin dhe stabilizon gjendjen emocionale.
  • Performanca fizike: Zvogëlon inflamacionin, forcon nyjet dhe kockat, rrit energjinë dhe përmirëson rezultatet sportive.
  • Tretja dhe shëndeti i zorrëve: Sheqeri ushqen bakteret e dëmshme dhe kërpudhat në zorrë, duke shkaktuar kapsllëk dhe inflamacion. Zvogëlimi i tij përmirëson tretjen dhe sistemin imunitar.
  • Pjelloria: Dieta e pasur me sheqer ndikon negativisht në hormone dhe funksionin e vezoreve, duke rritur rrezikun për sindromën e vezoreve policistike.

Eliminimi i sheqerit dhe konsumimi i ushqimeve të pasura me fibra, probiotikë dhe ushqime të shëndetshme është një nga hapat më të rëndësishëm për një jetë më të shëndetshme dhe energjike.

Flaka

279
SONDAZHI

Intervenimi ushtarak i SHBA-ve dhe Izraelit në Iran është në favor të popullatës iraniane, apo jo?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 10 Shkurt, 2026 22:47
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
279
SONDAZHI

Intervenimi ushtarak i SHBA-ve dhe Izraelit në Iran është në favor të popullatës iraniane, apo jo?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?