Rëfehet Bujar Osmani: Tërmeti e gjeti në sallën e operacionit, ndërhyrja vazhdoi mes lëkundjeve

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Shkurt, 2026 08:15

Rëfehet Bujar Osmani: Tërmeti e gjeti në sallën e operacionit, ndërhyrja vazhdoi mes lëkundjeve

Tërmeti me magnitudë 4.9 që goditi mbrëmë rajonin e Tetovës ka kapur në sallën e operacionit edhe mjekun Bujar Osmani, i cili ndodhej në ndërhyrje kirurgjikale në Klinikën për Kirurgji Digjestive.

Osmani ka reaguar publikisht, duke përshkruar momentin kur lëkundjet sizmike nisën teksa ai ishte në mes të operacionit.

“Nuk më kishte ndodhur deri më sot që tërmeti të më gjente në operacion. Vite trajnimi të mësojnë të mbetesh i përqendruar edhe kur instinkti të thotë ndryshe”, ka shkruar Osmani, përcjell Gazeta Flaka.

Sipas tij, situata është menaxhuar me qetësi dhe profesionalizëm, ndërsa ndërhyrja ka vazhduar pa ndërprerje, pavarësisht lëkundjeve që u ndjenë në Shkup dhe në pjesë të tjera të vendit.

Tërmeti ndodhi në orën 22:05, me epiqendër në zonën e Malit Sharr, rreth 14 kilometra në veri të Tetovës, dhe u ndje në Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe pjesë të Shqipërisë. Deri më tani nuk ka raportime për dëme materiale apo persona të lënduar.

Rasti i mjekut në sallën e operacionit është një dëshmi e tensionit që shkaktoi tërmeti, por edhe e përkushtimit të stafit mjekësor që vijoi punën në kushte të jashtëzakonshme. Gazeta Flaka

311
SONDAZHI

Intervenimi ushtarak i SHBA-ve dhe Izraelit në Iran është në favor të popullatës iraniane, apo jo?

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Shkurt, 2026 08:15
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
311
SONDAZHI

Intervenimi ushtarak i SHBA-ve dhe Izraelit në Iran është në favor të popullatës iraniane, apo jo?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?