Atlético – Barcelona, spektakël në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Shkurt, 2026 11:03

Atlético – Barcelona, spektakël në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit

Atlético Madrid dhe Barcelona përballen sonte në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit, në një duel që premton emocione të mëdha dhe rikthen rivalitetin e zjarrtë mes dy gjigantëve spanjollë.

“Los Colchoneros”, dhjetë herë fitues të këtij trofeu, synojnë rikthimin në lavdi pas një fillimi të luhatshëm të vitit 2026. Skuadra madrilene ka fituar vetëm katër nga dhjetë ndeshjet e fundit në të gjitha garat. Humbja 1-0 ndaj Real Betisit në kampionat ngriti pikëpyetje, edhe pse pak ditë më parë e kishin mposhtur të njëjtin kundërshtar me rezultat bindës 5-0 në kupë. Në “Metropolitano” priten gola, pasi dhjetë nga 14 ndeshjet e fundit në shtëpi kanë përfunduar mbi 2.5 gola.

Nga ana tjetër, Barcelona vjen me moral të lartë dhe me objektivin për të mbrojtur trofeun e fituar sezonin e kaluar – i 32-ti në histori për katalanasit. Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick ka regjistruar gjashtë fitore radhazi, përfshirë sukseset 3-0 ndaj Mallorcas dhe 2-1 ndaj Albacetes në kupë. Forma në transfertë është mbresëlënëse: tetë fitore në nëntë ndeshjet e fundit jashtë fushe, ndërsa në Kupën e Mbretit kanë fituar 11 nga 12 takimet e fundit si mysafirë.

Historia e përballjeve në këtë kompeticion është në favor të Barcelonës, e cila ka triumfuar tetë herë në dhjetë duelet e fundit të kupës kundër Atlético-s.

Statistikat sugjerojnë një tjetër ndeshje të hapur dhe me gola. Shtatë ndeshjet e fundit të Barcelonës kanë prodhuar mbi 2.5 gola, ndërsa katalanasit kanë shënuar saktësisht dy gola në secilën prej tri ndeshjeve të kupës këtë sezon. Tek vendasit, Marcos Llorente mbetet një nga armët më të rrezikshme, ndërsa Ferran Torres po kalon formë të shkëlqyer me 16 gola këtë edicion. Vëmendje e veçantë do të jetë edhe te talenti i jashtëzakonshëm Lamine Yamal. Ndërkohë, tek Barcelona mungon zyrtarisht Marcus Rashford.

Ndeshja nis në orën 21:00 dhe gjithçka paralajmëron një mbrëmje dramatike me shumë gola dhe emocione deri në fund.

Flaka

274
SONDAZHI

Intervenimi ushtarak i SHBA-ve dhe Izraelit në Iran është në favor të popullatës iraniane, apo jo?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Shkurt, 2026 11:03
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
274
SONDAZHI

Intervenimi ushtarak i SHBA-ve dhe Izraelit në Iran është në favor të popullatës iraniane, apo jo?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?