Shqipëria e paprekshme

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Shkurt, 2026 09:54 Përditësuar

Shqipëria e paprekshme

Driton Zenku

Ka një vijë që nuk duhet kaluar. Nuk është vijë partie, as vijë koalicioni. Është vijë shteti. Dhe ajo vijë quhet Shqipëri.

Debati rreth ambasadorit Denion Meidani nuk ka të bëjë realisht me “politikën ditore”. Kjo është tymnajë. Thelbi është tjetërkund: kush ka të drejtë të flasë kur shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shtyhen drejt murit dhe kush duhet të heshtë për hir të rehatisë së pushtetit.

Bilall Kasami përpiqet ta paketojë çështjen si shqetësim institucional: ambasadori të mos përfshihet në debate partiake. Në letër, tingëllon korrekt. Në realitet, është selektive. Sepse askush nuk e pati problem përfshirjen e figurave të tjera ndërkombëtare kur ato ishin komode për Qeverinë. Problemi lind vetëm kur fjala e ambasadorit shqiptar bëhet e pakëndshme.

Takimet “miqësore” pas tensioneve nuk e fshijnë faktin bazë: kritika ndaj Meidanit nuk ishte për stil, por për përmbajtje. Për faktin që ai nuk zgjodhi të ishte dekor diplomatik, por zë politik shtetëror në mbrojtje të të drejtave shqiptare. Dhe kjo, për disa, është e papranueshme.

Izet Mexhiti e tha hapur, pa shumë filtra: Shqipërinë e duam edhe kur nuk na pëlqen pozicioni i saj ditor. Kjo fjali, ndoshta pa dashje, nxori në pah nervin real të problemit. Jo ambasadori, por Shqipëria që nuk rreshtohet sipas nevojave të brendshme të VLEN-it apo të Qeverisë së Mickoskit.

Problemi nuk është takimi me Ali Ahmetin. Problemi është ideja se një ambasador shqiptar guxon të flasë me të gjithë dhe të mos kërkojë leje nga VLEN-i për këtë. Kjo është ajo që i shqetëson. Jo protokolli, por mesazhi.

Reagimi i vetë Meidanit ishte i thatë, i qartë, pa teatralitet: Shqipëria nuk bën politikë ditore, por shtetërore. Ky është dallimi që shumë këtu ose nuk e kuptojnë, ose bëjnë sikur nuk e kuptojnë. Politika ditore është pushtet. Politika shtetërore është interes afatgjatë.

Kur studentët shqiptarë poshtërohen publikisht, kur autonomia akademike cenohet, kur standardet etnike relativizohen, heshtja nuk është neutralitet. Është rreshtim.

Prandaj kjo nuk është betejë për Denion Meidanin si individ. Është betejë për parimin se Shqipëria nuk merret në pyetje, nuk disiplinohet dhe nuk qortohet kur flet për të drejtat e shqiptarëve.

Kjo është arsyeja pse Shqipëria duhet të mbetet e paprekshme. Jo sepse është perfekte. Por sepse pa të, shqiptarët këtu mbeten vetëm – dhe historia na ka mësuar se sa shtrenjtë paguhet ajo vetmi.

Shqipëria nuk është degë partie, as instrument balancash të brendshme. Nuk është as për t’u disiplinuar me këshilla publike. Është shtet. Dhe si shtet, është e paprekshme.

Nëse disa politikanë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut ndihen të parehatshëm nga kjo, problemi është i tyre. Jo i Shqipërisë. Jo i ambasadorit.

279
SONDAZHI

Intervenimi ushtarak i SHBA-ve dhe Izraelit në Iran është në favor të popullatës iraniane, apo jo?

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Shkurt, 2026 09:54 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
279
SONDAZHI

Intervenimi ushtarak i SHBA-ve dhe Izraelit në Iran është në favor të popullatës iraniane, apo jo?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?