Mbrojtësi i FC Barcelona, Eric García, mbetet i bindur se skuadra e tij mund të përmbysë humbjen ndaj Atletico Madrid në ndeshjen e kthimit.
“Nëse ata shënuan 4 gola sot… Në stadiumin tonë, me tifozët tanë, mund të shënojmë më shumë!”, tha García pas ndeshjes.
Ai e përshkroi ekipin si shumë të ri dhe e konsideroi këtë sfidë si një “thirrje për t’u zgjuar” dhe një eksperiencë të nevojshme për të përmirësuar lojën e tyre.
“Nuk e di nëse ishte jashtë loje, por ishte e çuditshme që morën kaq shumë kohë. Mund të them të njëjtën gjë për kartonin tim të kuq”, shtoi ai. García komentoi gjithashtu fatin e golit të Cubarsí-s, që sipas tij mund të kishte ndryshuar rrjedhën e ndeshjes.
“Duhet të besosh se ishte jashtë loje. Kemi një ndeshje tjetër në shtëpi me tifozët tanë dhe me skuadrën që kemi, mund të rikthehemi. Jemi të aftë për ta përmbysur, jam 100% i bindur”, përfundoi mbrojtësi.
Barcelona do të përpiqet të shfrytëzojë përkrahjen e tifozëve dhe avantazhin e stadiumit për të siguruar një vend në finale.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
13 Shkurt, 2026 11:30
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.