Flick: Nuk ka mbaruar, do të luftojmë 90 minuta për finalen
Trajneri i FC Barcelona, Hansi Flick, ka dhënë një mesazh optimist pas humbjes në ndeshjen e parë, duke theksuar se gjithçka mbetet e hapur para sfidës së kthimit në shtëpi.
“Nuk ka mbaruar ende. Ndeshja e dytë është në stadiumin tonë. Na duhen të gjithë tifozët për ta mbushur stadiumin”, deklaroi Flick.
Tekniku gjerman pranoi se skuadra e tij nuk ishte në nivelin e duhur, sidomos në pjesën e parë, por e konsideroi këtë si një mësim të vlefshëm në këtë fazë të sezonit.
“Duhet ta pranojmë se bëmë një paraqitje të dobët sonte. Problemi ishte në 45 minutat e para. Është një mësim që ndonjëherë vjen në momentin e duhur të sezonit”, u shpreh ai.
Flick theksoi se nuk është i zhgënjyer me ekipin, por përkundrazi krenar për rrugëtimin e deritanishëm.
“Nuk jam i zhgënjyer nga skuadra, jam krenar për sezonin që po bëjmë. Ata ishin më të fortë dhe më të vendosur për të shënuar. Nuk ka justifikime sot, por ne do të rikthehemi”.
Në fund, ai iu drejtua tifozëve me një mesazh të qartë: “Ishte një natë e vështirë, por kemi edhe një ndeshje përpara dhe duam ta fitojmë atë”.
Barcelona synon përmbysjen në sfidën e kthimit për të siguruar një vend në finale, duke besuar te mbështetja e tifozëve në stadiumin e saj.
Flaka
















