Merz: BE-ja ka zvarritur zgjerimin, Ballkani Perëndimor i përket familjes evropiane

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 13 Shkurt, 2026 19:59

Merz: BE-ja ka zvarritur zgjerimin, Ballkani Perëndimor i përket familjes evropiane

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të rishikojë qasjen ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të përshpejtojë procesin e zgjerimit, duke pranuar se deri më tani ky proces është zvarritur.

Duke folur pas një pyetjeje nga presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatović, Merz theksoi se ndjehet “gjithnjë e më i pakëndshëm” me mënyrën se si BE-ja i ka trajtuar aspiratat e vendeve të rajonit.

“Duhet të rihapim një strategji të re. Nuk dua t’ju humbas. Ju jeni pjesë e kontinentit evropian dhe, për rrjedhojë, jeni potencialisht pjesë e Bashkimit Evropian. Ka një ‘elefant në dhomë’. Të gjithë në këtë sallë e dinë kush është kundër kësaj, por ne duhet ta kapërcejmë këtë”, deklaroi kancelari gjerman.

Ai pranoi se për hapjen e kapitujve të rinj negociues kërkohet votë unanime në Këshilli Evropian, por shtoi se kjo pengesë duhet të tejkalohet për të çuar përpara integrimin e rajonit.

“Së fundi, pas zgjedhjeve që do të mbahen në prill, shpresoj se do të jemi në gjendje të hapim kapitujt e ardhshëm dhe t’ju afrojmë gjithnjë e më shumë me Bashkimin Evropian, deri në fund si anëtarë të tij”, u shpreh Merz.

Në fjalën e tij, ai foli edhe për zhvillimet globale, duke theksuar se bota nuk është më njëpolare. Sipas tij, udhëheqja e Shteteve të Bashkuara po sfidohet, ndërsa Kina po forcohet dhe mund të barazohet me SHBA-në në aspektin ushtarak.

Merz vuri në dukje se ekonomia e Bashkimit Evropian është pothuajse dhjetë herë më e madhe se ajo e Rusisë, por Evropa nuk po e shfrytëzon plotësisht potencialin e saj strategjik dhe ekonomik. Ai përfundoi duke theksuar se liria nuk është më e garantuar dhe duhet të mbrohet vazhdimisht.

Flaka

279
SONDAZHI

Intervenimi ushtarak i SHBA-ve dhe Izraelit në Iran është në favor të popullatës iraniane, apo jo?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 13 Shkurt, 2026 19:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
279
SONDAZHI

Intervenimi ushtarak i SHBA-ve dhe Izraelit në Iran është në favor të popullatës iraniane, apo jo?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?