3 kura natyrale për uljen e tensionit të lartë të gjakut
Tensioni i lartë i gjakut është një problem shumë i përhapur dhe nëse nuk trajtohet mund të shkaktojë komplikime serioze si diabet, sëmundje kardiovaskulare, probleme me trurin dhe dëmtime të veshkave. Shumë pacientë përdorin medikamente që shpesh shkaktojnë efekte anësore si pagjumësi, marramendje dhe kontraktime muskulore.
Megjithatë, disa kura natyrale dhe të thjeshta që mund t’i gjeni lehtë në shtëpi mund të ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut:
1. Lëngu i limonit
- Përbërësit: Një limon, një gotë ujë
- Udhëzimet: Shtrydheni lëngun e limonit në ujë dhe pijeni çdo mëngjes para ushqimit. Limonët ndihmojnë në ruajtjen e fleksibilitetit dhe funksionit të enëve të gjakut, duke ulur tensionin.
2. Hudhra
- Hudhra përmban substanca sulfuri që stimulojnë prodhimin e oksidit nitrik dhe zgjerimin e enëve të gjakut, duke ndihmuar në rregullimin e tensionit. Konsumoni 2–4 thelpinj hudhër të freskët çdo mëngjes para ushqimit ose para gjumit. Hudhra duhet të konsumohen të gjalla, pasi gatimi humbet shumicën e përbërësve ushqyes.
3. Uthulla e mollës dhe soda e bukës
- Përbërësit: Një gotë ujë, një lugë gjelle uthull molle, një majë luge çaji soda buke
- Udhëzimet: Përzieni uthullën dhe sodën në ujë dhe pini dy herë në ditë. Kjo përzierje ofron minerale si kalium, magnez dhe kalçium që ndihmojnë në qarkullimin e gjakut dhe uljen e tensionit.
Këto kura natyrale mund të përdoren si suplement ndaj trajtimit mjekësor, por gjithmonë duhet të konsultoheni me mjekun përpara se t’i përdorni rregullisht.
Flaka
















