Armand Duka rizgjidhet për herë të shtatë në krye të FSHF-së

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 16 Shkurt, 2026 14:55

Armand Duka rizgjidhet për herë të shtatë në krye të FSHF-së

Armand Duka ka siguruar një mandat të shtatë në krye të Federata Shqiptare e Futbollit, duke qenë i vetëm në garë në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore.

Në procesin e votimit morën pjesë 48 anëtarë me të drejtë vote dhe të 48 votuan pro kandidatit të vetëm. Votimi ishte i hapur, për shkak se nuk kishte asnjë kandidat tjetër përballë Dukës, i cili merr kështu një tjetër mandat katërvjeçar.

Ky zhvillim duket se pasqyron një trend të fundit në institucionet e futbollit, ku drejtues të lartë zgjidhen pa rivalë në garë. Së fundmi, edhe presidenti i UEFA, Aleksander Čeferin, ishte i vetëm në garë për postin e tij.

Një situatë e ngjashme u regjistrua edhe në Kosovë, ku Agim Ademi u zgjodh në krye të Federata e Futbollit e Kosovës si kandidat i vetëm, duke marrë 100% të votave.

Armand Duka u zgjodh për herë të parë president i FSHF-së në vitin 2002. Pas 24 vitesh në krye të institucionit, ai vazhdon të mbajë drejtimin e futbollit shqiptar me mandatin e tij të shtatë.

Flaka

11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 16 Shkurt, 2026 14:55
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?