Tetrisi kundër traumës: Si një lojë klasike ndihmon në shëndetin mendor
Një studim i fundit tregon se luajtja e Tetris mund të ndihmojë njerëzit të përballojnë traumën e së kaluarës. Hulumtimi përfshiu afër 100 punonjës që kishin qenë të ekspozuar ndaj situatave traumatike në punë, përfshirë dëshmimin e vdekjeve gjatë pandemisë.
Gjetjet treguan se pjesëmarrësit që luajtën lojën klasike si pjesë e trajtimit përjetuan më pak kujtime të padëshiruara dhe përballuan më mirë simptomat e stresit post-traumatik. Brenda katër javësh, ata që morën trajtimin kishin 10 herë më pak kujtime ndërhyrëse krahasuar me grupet e tjera, ndërsa pas gjashtë muajsh, 70% raportuan se nuk kishin asnjë kujtim të padëshiruar.
Studimi u krye nga ekspertë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Suedi, duke përdorur një version të ngadaltë të Tetris gjatë kujtimeve të shkurtra traumatike. Emily Holmes, profesoreshë e psikologjisë në Universitetin Uppsala, e cilësoi këtë metodë si një përparim të vërtetë, duke theksuar se ajo është e butë, e shkurtër dhe e përshtatshme për jetën e ngarkuar të njerëzve.
Ky ndikim psikologjik i lojës nuk është i ri – Tetris, krijuar nga Alexey Pajitnov në vitin 1984, është lidhur më parë me fenomenin e njohur si Efekti Tetris, ku lojtarët vazhdojnë të shohin blloqet ose strukturat që lëvizin në ëndrrat e tyre ose në rrugë pas orëve të tëra lojë.
Flaka
















