Donald Trump urdhëron publikimin e dosjeve për UFO-t dhe jetën jashtëtokësore

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 20 Shkurt, 2026 15:51

Donald Trump urdhëron publikimin e dosjeve për UFO-t dhe jetën jashtëtokësore

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi se ka udhëzuar Pentagonin dhe agjenci të tjera qeveritare që të identifikojnë dhe publikojnë dosje që lidhen me jetën jashtëtokësore dhe objektet fluturuese të paidentifikuara, për shkak të, siç tha ai, “interesit të madh” publik.

Njoftimi erdhi disa orë pasi Trump akuzoi ish-presidentin Barack Obama për zbulim të informacionit të klasifikuar, pasi ky i fundit në një intervistë podcasti kishte sugjeruar se mundësia e ekzistencës së jetës aliene është reale.

Duke folur për gazetarët në bordin e Air Force One, Trump deklaroi: “Nuk e di nëse janë realë apo jo”, ndërsa për Obamën shtoi: “Mund ta nxjerr nga telashi duke deklasifikuar.”

Në një postim në rrjetet sociale, presidenti amerikan tha se po drejton agjencitë që të publikojnë dokumente që lidhen me “jetën aliene dhe jashtëtokësore, fenomenet ajrore të paidentifikuara (UAP), objektet fluturuese të paidentifikuara (UFO), dhe çdo informacion tjetër të lidhur me këto çështje shumë komplekse, por jashtëzakonisht interesante dhe të rëndësishme.”

Obama, i cili bëri komentet gjatë fundjavës në një podcast, më vonë sqaroi se nuk kishte parë prova për kontakt të drejtpërdrejtë me alienët, por theksoi se “statistikisht, universi është aq i madh sa që gjasat janë të mira që ekziston jetë diku tjetër.”

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë reagoi me humor ndaj spekulimeve për një fjalim të mundshëm presidencial mbi alienët. Sekretarja e shtypit, Karoline Leavitt, u tha gazetarëve se “një fjalim për alienët do të ishte lajm edhe për mua”.

Interesi publik për UFO-t u rrit ndjeshëm në vitin 2017, pasi raportime të publikuara nga mediat si The New York Times zbuluan video të Marinës amerikane me objekte të panjohura. Kjo çoi në seanca dëgjimore në Kongres dhe në krijimin e Zyrës për Zgjidhjen e Anomalive në të Gjitha Fushat (AARO) nga Pentagoni në vitin 2022.

Megjithatë, sipas raporteve zyrtare, deri më tani nuk është gjetur asnjë provë që konfirmon ekzistencën e qenieve apo teknologjive jashtëtokësore. Një raport i dorëzuar në Kongres në qershor 2024 thekson se shumica e rasteve të identifikuara kanë rezultuar si objekte të zakonshme, përfshirë balona, zogj apo sisteme ajrore pa pilot.

Flaka

274
SONDAZHI

Intervenimi ushtarak i SHBA-ve dhe Izraelit në Iran është në favor të popullatës iraniane, apo jo?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 20 Shkurt, 2026 15:51
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
274
SONDAZHI

Intervenimi ushtarak i SHBA-ve dhe Izraelit në Iran është në favor të popullatës iraniane, apo jo?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?