Mesfushori i FC Barcelona, Gavi, është rikthyer në stërvitje me ekipin pas një periudhe të gjatë mungese për shkak të lëndimit.
Futbollisti spanjoll ka zhvilluar sot seancën e plotë me skuadrën, duke sinjalizuar se është gati për rikthimin në fushë në ndeshjet e ardhshme. Sipas raportimeve të Mundo Deportivo, trajneri Hansi Flick llogarit në shërbimet e tij që nga sfidat e radhës, ndërsa stafi teknik do të menaxhojë me kujdes minutazhin e tij.
Rikthimi i Gav-it konsiderohet një përforcim i madh për mesfushën e Barcelonës, pasi ai njihet për energjinë, agresivitetin dhe shpirtin luftarak në fushë – cilësi që i kanë dhënë nofkën “luftëtari”.
Pas muajsh rehabilitimi, tifozët blaugrana tashmë presin me padurim rikthimin e tij në aksion.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
20 Shkurt, 2026 15:56 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.