Larja e dhëmbëve mund të ndihmojë në jetëgjatësi, thonë studiuesit
Larja e rregullt e dhëmbëve mund të bëjë më shumë sesa të mbajë një buzëqeshje të shëndetshme – ajo mund të lidhet edhe me një jetë më të gjatë dhe me rrezik më të ulët për sëmundje serioze.
Sipas hulumtimeve të prezantuara në konferencën vjetore të Shoqata Amerikane për Avancimin e Shkencës (AAAS), e mbajtur javën e kaluar në Arizona, higjiena e mirë orale lidhet me një rrezik të reduktuar të sëmundjeve si Alzheimeri dhe artriti reumatoid.
Gjatë panelit me titull “Goja si Portë Drejt Shëndetit të Përgjithshëm”, ekspertë nga shkollat mjekësore në SHBA theksuan se për shumë vite goja është parë si e ndarë nga pjesa tjetër e trupit. Megjithatë, sipas studiuesve, provat e reja tregojnë se zgavra orale dhe organizmi janë thellësisht të ndërlidhura.
Në përmbledhjen e prezantimit të publikuar nga AAAS, theksohet se mikroorganizmat dhe inflamacionet në gojë mund të ndikojnë në organe të tjera, përfshirë trurin, nyjet dhe sistemin tretës.
Studiuesit nënvizojnë se kujdesi i përditshëm për shëndetin oral – si larja e dhëmbëve, përdorimi i fillit dentar dhe kontrollet e rregullta te dentisti – mund të luajë rol të rëndësishëm jo vetëm për shëndetin e gojës, por edhe për mirëqenien e përgjithshme.
Flaka
















